Bisedime PD-PS/Opozita tre kushte për votimin e ligjit për gjyqtarët

3 Korrik 2018, 07:05| Përditesimi: 3 Korrik 2018, 09:55

  • Share

Teksa fundi i këtij sesioni parlamentar po afrohet me shpejtësi, Partia Socialiste ka nisur lëvizjet dhe bisedimet për të mundësuar miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me qëllim për t’i hapur rrugën Shkollës së Magjistraturës për zëvendësimin në një kohë sa më të shpejtë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që po largohen dhe do të largohen për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Ligji në fuqi parashikon që kuotat e pranimeve të kandidatëve për magjistratë përcaktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por këto organe nuk janë ngritur ende për shkak se nuk ka përfunduar procesi i Vetingut për grupin e partë të prokurorëve dhe gjyqtarëve prioritar. Nga ana tjetër, me avancimin e procesit të Vetingut, po zgjerohet numri i vakancave në gjykata, çka e bën më urgjente ndërhyrjen e Parlamentit. Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, pritet boshatisja e gjykatave të apelit.

Që nisma e propozuar të miratohet duhen 84 vota, numër ky që imponon një konsensus politik apo sigurimin e të paktën 7 votave individuale. Në kushtet kur Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur e prerë kundër këtij projektligji, Partia Socialiste mësohet se ka hedhur sytë tek Partia Demokratike, duke parë mundësitë për arritjen e një kompromisi.

Ndërkaq, burime pranë Partisë Demokratike thanë se partia më e madhe në opozitë është gati të votojë ligjin nëse shumica në pushtet pranon tre kushte. Kushti i parë parashikon rikthimin dhe votimin e një nisme të propozuar nga demokratët për ndryshimin e nenit të Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Nisma e PD parashikon shkarkimin e Arta Markut dhe miratimin e një kryeprokurori të ri me 3/5 e votave.

Nisma e PD është rrëzuar disa javë më parë nga PS, por megjithatë, opozita mund të gjejë një formë tjetër për të realizuar objektivin e saj politik, gjithnjë nëse do të ketë dakordësi nga shumica. Kushti i dytë i demokratëve parashikon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa kushti i tre ka të bëjë me reformën zgjedhore, ku opozita kërkon aplikimin e numërimit dhe votimit elektronik.

Mbetet për t’u parë nëse Partia Socialiste do të pranojë ndonjë nga kushtet apo do të gjejnë një tjetër zgjidhje, atë të sigurimit të 84 votave, përmes disa votave individuale në radhët e partive opozitare. Ditët e fundit, një deputet i LSI, Robert Bitri dhe deputetja e PDIU Reme Lala kanë vendosur t’i bashkohen mazhorancës. Nga ana tjetër, PS mund të sigurojë votën pro ligjit të një tjetër deputeteje të PDDI, ndërsa i pavendosur është deputeti Tom Doshi, duke i çuar votat e shumicës në 78. 

Nisja e bisedimeve
Nisja e bisedimeve për miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e magjistratëve u sinjalizua në fund të javës së kaluar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Grupet parlamentare po negociojnë për këtë projektligj. Unë do ta inkurajoj këtë bashkëpunim dhe nuk do të kërkoja thjeshtë numrat për të miratuar këtë ligj, por do të kërkoja dhe do të inkurajoja një konsensus të gjitha forcave politike parlamentare që ta miratojnë një orë dhe më parë këtë ndryshime për shkollën e magjistraturës”, u shpreh Ruçi. Nga ana tjetër, edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka pohuar se “do të na duhet së bashku të reflektojmë thellë për hapat që duhen hedhur, për të ndryshuar thellësisht, për të marrë një kthesë themelore politikën dhe qeverisjen, për t’iu rikthyer në mënyrë të sigurt perspektivës evropiane”.

Emergjenca në gjyqësor
Gjyqësori shqiptar po kalon një situatë emergjence për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kufizimit të mundësive për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Pas mbylljes së gjykatës së parë dhe më të rëndësishmes në Shqipëri, Gjykatës Kushtetuese, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, edhe nëntë gjykata të tjera, kryesisht të shkallës së parë, janë në prag mbyllje. Disa ditë më parë, gjatë një mbledhje të KLD është dhënë alarmi për mungesën e gjyqtarëve në gjykatat e Kavajës, Krujës, Lezhës, Kukësit, Gjykatën Administrative të Shkodrës, Gjykatën Administrative të Durrësit, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe për Gjykatën Administrative të Apelit, të cilat funksionojnë me një deri në dy gjyqtarë. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 03/07/2018 16:44

    Marrveshja nuk arrihet vetem me tee kushte , po veni dhe te katrin , pra qe qeveria Rama te iki dhe te vi Luli me Monen dhe ta bojn mut si ne 2013 kur lane pushtetin . Po a keni turp ju di opozite qe sju pjerdh asnji ne popull boni ne pazare . Ne rast se Rama dhe nji ere ju plotson tekat ju ma mire te iki dhe mos ja shofim bojen

    Përgjigju
  • c'fare: 03/07/2018 14:53

    Kushtesh i ka plocuar P.D.ja P.S.se atehere ne opozite ,i ka plotesuar kushtet vrasjet. ne Gerdec,vrasjet ne mes bulevardit,qe P.S ja ne at ne opozite kerkoj zbardhjen e gerdecit dhe vrasjeve para kryeministrise te 4 protestuesve,jo qe nuk e degjoj fare opoziten por prishi dhe provat ,qe vetem per prishjen e provave duhet me merren te pandehur keto banditet qe sot vendosin kushte se kane frike nga Arta Marku dhe Fatmir XHafaj qe jane duke punuar me ndershmeri dhe perkushtrim.

    Përgjigju
  • Loni: 03/07/2018 10:54

    jam keshilltar ligjor ne gjykaten e Durreesit. Jam shume dakort me shkrimin e Xhulit, por jo veten kaq por te drejten qe keshilltari ligjor te ndjeke shkollen e Magjstratures e ka parashikuar edhe ligji per Statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve " ne nenin 165 te tij. Ligji parashikon qe ndihmesi ligjor qe merr 60% te pikeve ne testimin profesional duhet te ndjeke e shkollen e magjistratures.Te gjithe ndihmesat qe kane marre piket i jane drejtuar shkolles se magjistratures por ajo ne kundeshtim me ligjin kthen pergjigje negative!!!!!!.Kuvendi duhet te zbatoje ligjet qe nxjerr vete dhe jo te kerkoj amendamente te tjera pa zbatuar pike se pari nenin 165 te ligjit per statusin e Gjyqtareve dhe prokuroreve.Kjo dispozite ( neni 165 i ligjit 96/2016) edhe pse eshte shume e paster dhe qarte per tu kuptuar nuk po zbatohet me qellim dashakeq qe ndihmesit ligjor qe kane fituar 60% te pikeve ne testimin profesional ti lene jashte shkolles se magjistratures duke shkelur fare hapur ligjin e reformes ne drejtesi.Kjo eshte pseudoreforme ne drejtesi nese mazhoranca dhe aktoret e tjere nuk zbatohet me rigorozitet ligjet qe kaner miratura vete.

    Përgjigju
  • enida: 03/07/2018 10:49

    Pse nuk zbatohet Ligji Nr. 96/2016 PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, neni 165 per ndihmesit/keshilltaret ligjor te cilet plotesojne kushtet ligjore per tu futur ne shkollen e magjistratures, por kerkohet ndryshimi i tij duke futur 75 kuota te reja nga jashte sistemit, pa vetting.

    Përgjigju
  • LORI: 03/07/2018 10:30

    Perse kerkohen ndryshime dhe shtesa te panevojme te Ligjit 96/2016 dhe nuk zbatohet neni 165 dhe dispozitat kalimtare te kushteteutes, te cilat parashikojne te drejten e ndihmesve ligjore te ndjekin shkollen e magjistratures..? Perse kerkohen me cdo kusht kusht ndryshime ne kete ligj, kur ne shtator do te ngrihet Keshilli i Larte Gjyqesor, qe eshte organi kompetent per riorganizimin e sistemit, emerimin e magjistrateve, percaktimin e vendeve vakante ne gjyqesor, e me pas shkolla e magjistratures te realizoje provimin...??????...

    Përgjigju
  • xhuli: 03/07/2018 09:41

    Jane 47 keshilltar ligjor/ndihmesa ligjor ne gjykata dhe prokurori te pergjithshme, te cilet plotesojne te gjitha kriteret per te nisur shkollen e magjistratures qe ne tetor dhe gjithashtu te plotesojne vakancat shume mire, duke filluar nga tetori 2019. Kete e ka parashikuar kushtetuta dhe ligjet e reformes ne drejtesi, ku pas 1 viti shkolle, keshilltaret ligjor bejne praktiken prane gjykatave dhe prokurorive dhe ne tetor 2020, marrin emerimin definitiv. Nuk ka arsye pse te arnohet ligji, per te futur 75 kuota te reja nga jashte sistemit, pa vetting, pasi kuptohet qarte qe keto jane dhe do te jene ne te ardhmen emerime politike.

    Përgjigju
    • Nfnfndndn: 03/07/2018 10:13

      Te gjitha kriteret, pervecse te jene te afte dhe te kene kaluar provimin.

  • Shqiptari: 03/07/2018 09:26

    Deri tani nuk kemi degjuar ndonje gje nga Nderkombetaret per keto nderhyrje ne ligj. Mos bejne ndonje kompromis 2 mjeshtrat bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?