Biskota me arrë kokosi nga zonja Vjollca

5 Mars 2021, 11:43| Përditesimi: 5 Mars 2021, 11:53

  • Share

Biskota me arrë kokosi

Përbërësit:

200 gr sheqer

4 të bardha veze

200 gr arrë kokosi ( pluhur)

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim sheqerin, kokosin të integruar ( pluhur) I përziejmë duke vendosur tenxheren në zjarr mesatar. Vazhdojmë përzierjen pa e nërprerë duke kontrolluar temperaturën e brumit me shpinën e dorës deri sa të jetë e duruar për një temperaturë 50 gradë Celsius.  I trazojmë mirë përbërësit. Provojmë  me anë të një luge  të mbushur me brumë, e tkhejmë përmbys dhe brumi të mos bjerë nga luga. Atëherë e largojmë nga tjetri, shtojmë në një tepsi letër pjekje dhe me ndihmën e dy lugëve formojnë sfera me brumë jo simetrike. I vendosim ato në tepsi e më pas në furrën e parangrohur në temperaturë 160 gradë Celsius për 15-29 minuta deri sa shohin që mjetet e biskotave të fillojnë të zverdhen I largojmë I lëmë të ftohen e më pas I servirim.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?