Foto ilustruese

Biznesmeni i kompleksit turistik në kërkim, dosja për tjetërsimin e pronave i kalon SPAK

13 Nëntor 2020, 11:38| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 13:26

  • Share

Një dosje hetimore që bën fjalë mbi dyshimet e tjetërsimit të një sipërfaqeje toke në Dhërmi, në të cilën është ndërtuar kompleksi turistik “Ambel Beach”, është çuar nga prokuroria e Tiranës në prokurorinë e posaçme SPAK.

Shpallja e moskopetencës dhe kalimi i hetimit në SPAK, është kryer pak ditë më parë, ku zyrtarë të agjensië së ALUIZNI-t në Vlorë dhe një biznesmen do vijojnë të hetohen për disa akuza. Biznesmeni Helidon Gjikoka, tashmë i shpallur në kërkim me vendim gjykate, qëndron në Angli, ndërkohë masën e “arrestit në burg”, ai e ka apeluar duke kërkuar ndryshimin e akuzës.

Në një komunikim telefonik me biznesmenin Gjikola, ky i fundit tha për “Shqiptarja.com” se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me çështjen, pasi objektin turistik, ai thotë se e ka ndërtuar në tokë shtetërore, ku dhe ka paguar taksat e nevojshme në shtet. Tashmë prej disa ditësh, këtë çështje për biznesmenin Gjikola dhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t, e ka marë në dorë prokuroria e posaçme SPAK, e cila do hetojë për disa akuza.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?