Kronikë

BKH nis shumë shpejt punën, hetuesit e rinj të 'FBI shqiptare' flasin për mediat: Ëndërr që i vogël, e realizova! Shqiptarët të kenë besim

6 Prill 2021, 11:40| Përditesimi: 6 Prill 2021, 14:44

  • Share

Kandidatët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit janë paraqitur këtë të martë pranë zyrave të ngritura në SPAK.

Sipas burimeve kandidatët do të paraqiten  edhe gjatë javës. Kandidatët njoftohen nëpërmjet zarfit nëse janë fitues apo jo dhe u komunikohet zyrtarisht.

Duke folur për median, kandidatët fitues janë  shprehur se testet kanë qenë mesatare, pak më shumë vështirësi kanë pasur te testi fizik. Kandidatët u shprehën pozitiv për punën si pjesë e Byrosë.

"E kam ëndërruar që i vogël që të punoja në një institucion të tillë dhe lavdi Zotit e realizova", thotë njëri prej tyre.

"Procesi ishte shumë i rregullt, shumë korrekt në çdo fazë. Personalisht vështirësi kisha tek testi fizik", thotë një tjetër.

Pyetjes se a duhet të kenë besim shqiptar se do e luftoni krimin 2 prej tyre kanë dhënë përgjigjet e mëposhtme:

"Unë me atë qëllim kam hyrë", thotë njëra prej fitueseve.

'Patjetër që shqiptarët duhet të kenë besim", thotë një tjetër.

Ndërkohë që sot, përmes një njoftimi Byroja Kombëtare e Hetimit, shpalli konkursin për 32 vendet që kanë mbetur vakante për hetues.

Në njoftimin e BKH thuhet se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për hetues të BKH klikoni KËTU!

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?