Bledi Çuçi mbledh për herë të parë grupin, çfarë diskutuan deputetët e PS! Asnjë vendim për përjashtimin e Ahmetajt

18 Shtator 2023, 12:12| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 14:50

  • Share

TIRANË- Beldi Çuçi mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimit mes deputetëve socialistë kanë qenë shqetësimit e konstatuara prej tyre në terren dhe zonat ku ata janë të deleguar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë ngritur si  problem çështjen e Kadastrës, investime në infrastruktura në disa zona si dhe çështja e pensioneve që është shumë e ulët.

Ndërkohë çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve, nuk është diskutuar. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit.

Ndërkohë, në mbledhje nuk është diskutuar as për reformën Zgjedhore apo avokatin e popullit për të cilën PS ka thënë me herët se duhet zgjidhur me urgjencë. Nga ana tjetër demokratët janë sërish të ndarë për këtë çështje, Gazment Bardhi ka dërguar një letër Lindita Nikollës, ku e cilëson veten si kreun e grupit të PD, dhe i kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e avokatit të popullit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 18/09/2023 16:44

    Hajdutet e ruajne njeri tjetrin!

    Përgjigju
  • hrmes: 18/09/2023 12:29

    Kjo eshte e pa spjegushme dhe eshte turp nje plere e tille jo vetem qe nuk e kane kapur por e mbajne akoma ne parti.

    Përgjigju
    • Loni: 18/09/2023 13:02

      Po si ai eshte komplet partia bashk me Kryetarin

  • Era: 18/09/2023 12:16

    Dmth, fakti qe deputeti dhe ish zv.kryeminister+minister i fshihet ndjekjes penale dhe me nje urdher arresti aktiv nderkombetar nuk e shqeteson grupin e organizuar te deputeteve te organizates mafioze te Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?