Vizita ne fabrikën në Turqi

Kronikë

Bledi Çuçi në fabrikën e dronëve inteligjentë në Turqi: Me përdorimin e tyre rrisim kontrollin mbi territorin

9 Qershor 2021, 11:50| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 11:53

  • Share

Nga Turqia ku ishte i pranishëm në një vizitë një fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se me shfrytëzimin e këtyre dronëve në vendin tonë do të rritet kontrolli mbi territorin.

"Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrojtjes së territorit. Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen. Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve", ka shkruar ministri Çuçi.

Çuçi ishte në këtë vizitë, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ministri u njoh me funksionimin e këtyre pajisjeve inteligjente, për të parë mundësinë e përdorimit të tyre edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?