Opinion

Bledi Mane: Lebetitëse! Po nesër cilin do groposim?

17 Nëntor 2021, 20:20| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 20:22

  • Share

Pse bëni sikur qani për vrasjen makabre të ëngjëllit 8 vjeçar në Fier? Pse aktroni sikur u dhimbset fëmijëria e atdheut tuaj?

A nuk i vrasim ne çdo ditë fëmijët me mësuesit injorantë militantë mediokër nëpër shkolla?

A nuk i vrasim ne çdo mbrëmje fëmijët me lajmet dhe programet e llahtarshme televizive?

A nuk i shtypim ne me papërgjegjshmërinë dhe me makinat tona nëpër rrugë fëmijët?

A dini ju ndonjë seancë parlamentare apo ndonjë rezolutë ekskluzive politike-sociale kushtuar fëmijëve shqiptarë?

A dini ju ndonjë ministri apo institucion publik të mirëfilltë që merret me hallet e fëmijëve shqiptarë?

A dini ju ndonjë listë pedofilësh dhe të sëmurësh mendorë që policia shqiptare mban nën mbikqyrje si të rrezikshëm për fëmijët?

A i ke numëruar sa lypsa fëmijë ke në rrugët e qytetit tënd dhe a ua di hallet e abuzimeve ndaj tyre...

Ja pra të gjitha këto janë gropa të hapura ku ne i varrosim të gjallë fëmijët tanë. Ndaj fshi lotët, mbyll gojën, hap mendjen dhe vepro për fëmijët e atdheut tënd!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liza.: 17/11/2021 21:04

    Bravo.Shumica e mesuesve jane injorante sidomos keta te rinjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?