Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të asistojnë autoritetet shqiptare për blindimin e kufijve, duke rritur maksimalisht kontrollin dhe sigurinë, për identifikimin dhe kapjen e çdo personi që ka probleme me ligjin brenda apo jashtë Shqipërisë.
Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektmarrëveshje mes Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e sistemit për krahasimin dhe vlerësimin e sigurt të identifikimit personal (PISCES), pikat e kalimit kufitar. Marrëveshja parashikon që SHBA do të instalojnë sistemin e ri për monitorimin e lëvizjes së udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar.
Sistemit PISCES do të instalohet fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në vijim, instalimi i sistemit PISCES do të zgjerohet edhe në aeroporte apo pika të tjera kufitare, të caktuara nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sistemi i ri shton disa elemente sigurie të kontrollit në pikat e kalimit kufitar. Elementi kryesor është ai i të dhënave biometrike të cilat do të identifikojnë edhe raste të vështira për t’u zbuluar nëpërmjet sistemit aktual. Gjithashtu, instalimi i këtij sistemi do të shoqërohet me një rinovim të infrastrukturës, duke pajisur çdo punonjës me kompjuter, lexues dokumentesh, lexues gjurme gishti, kamera për kontrollin e fytyrës.
Këto të dhëna do të krahasohen me regjistrat e Interpolit dhe të FBI-së, duke dhënë një përparësi në zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar në nivel ndërkombëtar. Qeveria e amerikane synon të kontribuojë në përgatitjen e infrastrukturës së ofruar nga qeveria e Shqipërisë, të nevojshme për instalimin dhe operimin e PISCES-it në mënyrë të vazhdueshme.
Sistemi do të shërbejë për përmbushjen e një ndër objektivave të Ministrisë së Brendshme, sigurimin e menaxhimit të integruar të kufijve.
Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme Shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës synojnë të bashkërendojnë rishikime periodike në mënyrë që të inventarizohen dhe të përditësohen mjetet dhe pajisjet kompjuterike të siguruara nga SHBA për sistemin PISCES.
Ministria e Brendshme ka për qëllim të vendosë në punë, të administrojë dhe të mirëmbajë pajisjet e parashikuara për sistemin PISCES, posaçërisht për qëllimet e specifikuara në memorandumin e qëllimit dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale të garantuara si për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen për zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.
Të dyja qeveritë synojnë të bashkërendohen përpara çdo transferimi apo zhvendosjeje të mjeteve dhe pajisjeve kompjuterike të PISCES.
Ky system PISCES eshte aplikuar ne shume vende te tjera dhe perdoret per kapjen e kriminelave, kalime te paligjshme te kufirit, kunder emigrazionit dhe kalimit me dokumenta fallso. Ne kohe reale raportohen kalimet e personave dhe ata qe duan te kalojne ne vecanti per Amerike ose vende te tjera me dokumenta fallso do ta kene pothuasje te pamundur sepse te dhenat e tyre (shenjat e gishtave, pashaporta dhe fotot do kalohen ne kete system)
PërgjigjuKeta po mundohen te na "Mesojne" si te jemi shtet por keta faqezi nuk po e lane vendin te ec perpara dhe te kemi dinjitet!!
PërgjigjuRrofte Anerika rrofte Presidenti Donald Trump Poshte Rusia dhe Putini
Përgjigjuo none o none rroft SHBA erdhi 1913 prap
PërgjigjuTe paret qe duhet te kapen jane Saliu Shkelzeni Luli i vocerr Paloqja Monika dhe pas tyre Aleksander Karpushini i cili drejton te gjitha aktet e dhunshme qe opozita planifikon te kryeje ne protesten e 26 Majit
PërgjigjuShumë mirë, shumë mirë sepse priten kriminel rus dhe serb e te tjer ne ditet në vazhdim që i ka fruar Saliev dhe bashaev...
Përgjigju