Bllokohet bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, shkak përplasja ‘kokë më kokë’ e 2 automjeteve

23 Mars, 16:30| Përditesimi: 23 Mars, 22:53

  • Share

DIBËR - Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

 Ka qenë një furgon pasagjerësh me një automjet tjetër që janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14.30 minuta.

Në vendngjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?