Shkencëtarët e midhjeve dhe peshkut janë vënë në punë për të gjetur alibitë dhe për të zbuluar të vërtetën e ngjarjeve të tre rusëve në fabrikën e përpunimit të armëve! Të gjithë së bashku kemi bërë një gabim që menjëherë i cilësuam në media si spiunë! Kjo nuk do të thotë se ata ndoshta nuk janë, por për momentin nuk ka një raport përfundimtar duke e cilësuar praninë dhe aktivitetin e tyre spiunazh!
Prania e sprite është krejt normale dhe shumë turistë nëpër botë e mbajnë në çantë, sidomos femrat për tu mbrojtur ndaj dhunimit ose përdoret edhe ndaj kafshëve të egra nëse shëtisin në mal! Përplasja fizike me ushtarakët mund të jetë edhe instinkt vetëmbrojtje, sepse uniforma ushtarake për popullin rus e ukrainas është e barabartë dhe dhunë e po ashtu edhe me vrasje!
Përballë një situate të tillë mund të kenë reaguar si mënyrë vetëmbrojtje! Përtej faktit se kanë bërë detyrën ushtarakët tanë duhet të shihen rrethanat dhe detajet e reagimit të tyre! A ka mundësi të jenë blogera? Ka po aq mundësi sa të jenë edhe spiunë!
Gjithsesi, ata kanë shkelur ligjet në lidhje me statuset e zonave ushtarake dhe nuk kanë marr leje në asnjë vend për një aktivitet të tillë fotografik! Prandaj, ata nuk shpëtojnë nga vepra penale edhe nëse nuk rezultojnë agjentë spiunazhi!
Detajet e qëndrimit të tyre, fakti që kanë qëndruar e lëvizur tre persona, me një makinë në një qytezë të vogël si Gramshi, personalisht më bën të besoj se janë blogera ose të pasionuar për fotografinë, sepse nëse do të ishin agjentë do të kishin përdorur metoda të tjera shumë më të sofistikuar për të bërë të mundur misionin e tyre! Një fakt tjetër që më bën të besoj se ndoshta nuk janë agjentë është fakti se ata u arrestuan shpejt dhe pa ndonjë operacion të veçantë!
Nëse do të ishin agjentë, ata do të kishin edhe një plan të mirë detajuar për tu larguar e për tu mos arrestuar! Gjithsesi duhet të presim organet kompetente e të mos japim vendime përmes Facebook apo në portale!
Ruse e ukrainas bashke ne ditet e sotme i ben vetem Republika Popullore e Donetskut (kjo e fundit e gatuar ne Kremlin)!!!
PërgjigjuTi mir e ke poor....shtetsja ruse Ka frekuentuar spiuna te rise te arrestuar ne egjypt.fotot e saj me aparatura radio marresh e dhenese QE gjenden vetem ne mjesit usshtarake esht perseri nje dakt.gjithashtuneshe foto e presidentit Putin ne tavolinen e saj tregon dicka.foto e presidentit mbahet ne institucione.perdorimi I sprajti ndaj ushtaraku esht veper penale..po ketu Ka faj edhe shteti QE e Ka Len uzine si han pa porta.ndonje mind te Thot QE ajonuzine ska aktivitet e ska rendesi por sesht e vertet series duhet me roje te armatosura.dhe. E fundit nje nga fotot tregon ushtarin me Armen pa mendje I fotografuar nga keta. Blogerat.kynquhet spiunazh e pik o gazetar.sepse uzina sesht e braktisur.sepse turistet nuk sulmojn ushtaraket sepse gramshi ska asgje turistike teknenfundit
PërgjigjuNese personi ne fjale do ishte shqiptare dhe do gjykonte si spjegoni ju te mbrohej dhe pardorte sprain ne fjale, per te cili ka qene nevoja per tu kuruar nga mjek ne spitalin ushtarak, mendoj se arrestimi dhe hetimi do kish qene i pashmangeshem. Arsyetimi se punonjesit e shtetit rus, ukrahinas dhe shqipetar identifikohen si egersira, kriminel, nuk pin uje ne shtetin tone dhe gjykatat tona. Ne Shqiperi te gjithe duhet te jene si ne shtepine e tyre.
Përgjigju