Blue Panorama, 4 ulje të detyruara
në Rinas dhe vonesa në fluturime 

7 Shtator 2016, 07:45| Përditesimi: 4 Janar 2019, 14:56

  • Share

TIRANË - Fluturimet drejt Italisë rikthehen në qendër të vemendjes pas problemeve të shumta nga kompania “Blue Panorama” që operon disa nga destinacionet drejt shtetit fqinj. Kjo kompani prej dy vitesh mbulon fluturimet nga Rinasi drejt Italisë pas falimentimit të kompanive “Albanian Airlines” dhe “Bell Air”, por vetëm në fund të muajit gusht aeroplanët e Blue Panorama kryen dy ulje të detyruar në aeroportin Nënë Tereza.

Në media është mësuar vetëm ulja emegjente e datës 30 gusht ku avioni i linjës Tiranë- Malpensa (Milano) fluturimi BV2221 pak pas ngritjes në fluturim u kthye sërish në Rinas pas problemeve me transponderin në bord. Nisja e parashikuar ishte në orën 11:45 por pasagjerët mbërritën në aeroportin e Malpensës në Milano pas 9 orësh, në orën 20:58.

Ulja tjetër e detyruar që nuk është bërë publike është fluturimi Tiranë- Bolonjë mëngjesin e 29 gushtit. Fluturimi BV2229 u nis nga aeroporti Nënë Tereza rreth orës 07:30 por pak minuta pas ngritjes në fluturim teksa avioni po ngjiteshe në rreth 5 mijë metra lartësi mbi qytetin e Shkodrës, është kthyer sërish drejt Rinasit duke kryer ulje emergjente në aeroport. Problemi që solli ketë ulje emergjente nuk dihet pasi nuk ka pasur një komunikatë zyrtare nga kompania në lidhje me ngjarjen. Nga të dhënat e transpoderit të fluturimit BV2229 që Shqiptarja.com siguron, aeroplani ka berë një rrotullim deri në Shkodër  për t’u kthyer më pas sërish në Rinas (siç mund të shikoni në foton më poshtë).

Blue panorama
(Fluturimi Tiranë- Bolonja, që kreu ulje emergjente në 29 gusht 2016)

Në 28 Maj 2015 dhe 20 Prill 2015 pati gjithashtu dy ulje të tjera të detyruar në aeoportin Nënë Tereza nga avionet e kompanisë Blue Panorama, perkatësisht në 20 Prill 2015 avioni i linjës Tiranë- Firenze u rikthye në Rinas pas një defekti gjatë fluturimit, ndërsa nuk ka pasur një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e uljes së detyruar të 28 majit 2015.

Vonesat 
Pas dy uljeve emergjente në Rinas të 29 gusht dhe 30 gusht 2016, kompania Blue Panorama ka nisur dhe një sërë problemesh në vonesat e fluturimeve duke bërë që qindra qytetarë të shkojnë në destinacion pas orëve të tëra pritjeje.

Rasti i Bergamo-s
Duket se problemet nuk kanë të sosur javën e fundit për komaninë Blue Panorama, fluturimi Tiranë – Bergamo i datës 5 shtator i parashikuar të nisej rreth orës 16:45 është shtyrë duke bërë që pasagjerët e irrituar të denonocojnë në media, sipas tyre kompania ndërroi orarin pa i njoftuar. Nisja u krye rreth orës 03:00 të mëngjesit pas gati 11 orë pritje për pasagjerët.

vonesat
(Vonesat Tiranë- Bergamo dhe Tiranë-Bolonja)

Rasti i Bolonjës
Në 31 gusht ka pasur sërisht një vonesë disa orëshe në fluturimin Tiranë- Bolonja, avioni që duhej të nisej në orën 07:15 është nisur në 11:45 duke mbërritur në orën 13:02 me 5 orë vonesë nga ora e parashikuar që duhej të mbërrinte (08:50). Kjo linjë ka pasur edhe një tjetër vonesë nisjeje në 5 shtator  pasi avioni nuk u nis në 07:15 por në 08:42 duke mbërritur rreth ores 10:06 në Bolonjë me rreth 1 orë e 20 minuta vonesë. Gjatë ditës së djeshme edhe në mbërritjet nga Bolonja ka pasur një vonesë. Fluturimi BV2228 ishte parashikuar të mbërrinte në orën 11:00 në Rinas por ka ardhur në orën 13:15, me 2 orë e 15 minuta vonesë.

vonesat
(Vonesat Tiranë - Bolonja)

Rasti i Malpensës (Milano)
Përveç uljes emergjente të 30 gushtit që solli një vonesë prej 9 orësh për 90 pasagjerët në bord, ka pasur edhe në 5 shtator një vonesë prej më shumë se 2 orësh. Fluturimi i parashikuar të nisej në orën 11:45, është nisur në 14:14 duke mbërritur në Malpensa në orën 15:57 me 2 orë e 20 minuta vonesë nga ora 13:40 që ishte parashikuar.

vonesat
(Vonesat Tiranë - Malpensa)


Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?