Boçe të mbushura me mish të grirë dhe djath nga zonja Vjollca

19 Mars 2021, 11:20| Përditesimi: 19 Mars 2021, 11:21

  • Share

Boçe të mbushura me mish të grirë dhe djath

Përbërësit:

600 gr petë sfoljatë

500 gr mish të grirë

1 qepë

kripë dhe piper të zi

20 ml ujë

100 gr djath që shkrin

Përgatitja:

Fillimisht hapim petën sfoljatë ( ashtu sic është) e presim atë në 6 katrorë të barabartë me trashësi 2-3 milimetra.Në një tas vendosim mishin e grirë shtojmë në të 1 qepë të vogël, kripë, piper dhe 20 ml ujë dhe punojmë brumin e qofteve me dorë deri sa mishit ë lidhet. Formojmë sfera rrumbullake mesatare dhe I vendosim ato në qender të katrorëve të petës sfoljatave I presim djathin në kubikë me brinjë 1 cm dhe I ngulim në qender të topthave me mish të grirë duke e ngjeshur djathin. Mbledhim 4 copat e katrorit të brumit në qendër mbi mishin e grirë duke formuar një boçe. I japim fromë brumit sit ë një kulaçi duke eleminuar mbledhjen e copave. Vendosim kulaçin me mbledhjen nga poashtë në tepsi ku kemi shtruar një letër pjekje. Kështu veprojmë me të gjtihë katrorët e petës. Pasi mbarojmë të gjitha mbushjet I lyejmë kulaçet me të verdhë veze dhe në fund me majën e thikës bëjnë 2 prerje në kryq dhe me majën e thikës kthejmë majën e brumit të prerë në drejtim të kundërt I jepni pamjen e fundit të shegës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?