Londër, Angli - Oleksandr Usyk shfaqi edhe një herë cilësitë e tij në boks, teksa mposhti Daniel Dubois me nokaut (K.O) për t'u bërë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda për herë të dytë.
Ukrainasi ishte shumë i shkathët dhe i shpejtë për kundërshtarin e tij, duke e rrëzuar dy herë Dubois në raundin e pestë përpara se gjyqtari t’i jepte fund ndeshjes. Usyk vazhdon të 'çimentojë' një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u bërë kampion bote i padiskutueshëm në divizionet e peshave të lehta dhe të rënda për herë të tretë, asnjë boksier nuk ka qenë kampion i padiskutueshëm kaq shumë herë.
Usyk vazhdon ta konfirmojë veten si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai e kishte mposhtur Dubois në vitin 2023, pas një vendimi të diskutueshëm nga gjyqtari që shkoi kundër anglezit. Megjithatë, që nga fillimi i ndeshjes sot në 'Wembley', këtë herë, Usyk e kishte kontrollin e plotë dhe nuk kishte shumë të dhëna që Dubois mund të bënte diçka për ta dëmtuar 38-vjeçarin.
Në raundin e katërt, Usyk filloi ta kthente goditjet, përpara se ta rriste nivelin në raundin e pestë dhe të fitonte në një mënyrë 'shkatërruese'.
100 MIJE NJEREZ NE WEMBLEY
Në Londër, në një stadium të mbushur me 100,000 njerëz, Oleksandr Usyk u rikthye në katër divizionet kryesore të peshave të rënda të boksit, njësoj siç bëri pas ndeshjes së tij të parë me Tyson Fury. Ai i shtoi rripin IBF të anglezit titujve të tij WBA, WBC dhe WBO, duke mbetur i pamposhtur në 24 ndeshje dhe duke mbledhur një shumë rekord prej 132 milionë dollarësh (71 milionë dollarë për rivalin e tij).
Komente
