Përfundojnë bisedimet Moskë-Kiev, zhvillime pozitive për korridoret humanitare! Kuleba-Lavrov do takohen në Turqi! BE shqyrton aplikimin anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë

7 Mars 2022, 07:14| Përditesimi: 8 Mars 2022, 09:05

  • Share

UKRAINË- Ukraina ka hyrë në ditën e 12 të luftës ndaj pushtimit rur, ndërsa pas dështimit dje të evakuimit të civilëve në Mariupol, ditën e sotme pritet të krijohen të tjera korridore humanitare. Sipas BBC, thuhet e Rusia po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, këtë të hënë për të lejuar evakuimin e civilëve. Armëpushimi do të nisë në orën 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT) sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, me rrugë evakuimi të vendosura në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën një operacion të rëndësishëm sulmi rus, por, Ukraina ka denoncuar se të gjitha korridoret humanitare i çojnë civilët në Rusi dhe Bjellorusi, duke e cilësuar si një vendim të pamoralshëm.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re. Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv. Ka pasur bombardime të reja ruse edhe në qytetin port jugor të Mykolaiv.

Sot në ditën e 12 të luftës, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armëpushimit mes tyre. Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia, i cili ka shtuar se Ukraina është e hapur për një diskutim më të gjerë, ku mund të përfshihen edhe shtete të tjera. Dy raundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. 

Ndërkohë, Rusia është e gatshme t'i japë fund armiqësive nëse Kievi pranon kërkesat e Moskës, përkatësisht neutralitetin e Ukrainës, njohjen e Krimesë si territor rus dhe atë të dy republikave separatiste Donetsk dhe Lugansk.

Për shkak të krizës në Ukrainë, çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë të 13 viteve. Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara thanë se mbi 1.5 milion ukrainas janë larguar nga shteti qëkur pushtimi rus nisi më 24 shkurt.

Dita e 12 e luftës, çfarë po ndodh në Ukrainë:

Në periferi të Kievit , në periferi të Irpin , ka pasur bombardime të vazhdueshme ruse, por autoritetet thonë se 2,000 njerëz kanë arritur të largohen përmes një ure të improvizuar.

Gjithashtu pranë kryeqytetit, në Hostomel ,  kryebashkiaku Yuri Prylypko u qëllua për vdekje teksa shpërndante bukë dhe ilaçe

Ndërkohë në jug, qyteti i Mykolaiv është vënë nën sulm. Ukraina thotë se artileria goditi zonat e banuara gjatë natës në qytet, i cili ndodhet midis Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe qytetit port jugor të Odesës.

Dhjetëra mijëra civilë mbeten të bllokuar në qytetin e madh port të Mariupolit pa energji elektrike dhe pa ushqim e ujë. Kontrolli i Mariupolit do t'i jepte Rusisë një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut të mbështetur nga Rusia.

Ora 23:57
Zelensky: Jam ende në Kiev, do të qëndroj derisa ta fitojmë këtë luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar sërish një video nga zyra e tij, ku thotë se po qëndron ende në zyrën e tij në Kiev.

"Nuk kam frikë nga askush. [Unë do të qëndroj] për aq kohë sa duhet për të fituar këtë... luftë!"

Zelensky tregoi pamjet e Kievit nga zyra e tij në zemër të kryeqytetit për të vërtetuar se mesazhi u regjistrua të hënën në mbrëmje.

Ora 23:51
Shpërthime në portin jugor të Odesës

Në qytetin port të Odesa-s, BBC raporton se janë dëgjuar tre ose katër shpërthime të forta. BBC shkruan se sistemi i mbrojtjes ukrainase ka rrëzuar raketat ruse që vijnë nga një prej disa anijeve luftarake të vendosura jashtë bregut. Tensionet po rriten në Odesa, një objektiv kryesor strategjik për Moskën.

Ora 23:26
Biden dhe liderët europian të vendosur për të shtuar sanksione ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar të marrin masa ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit të saj të kundër Ukrainës. Liderët zhvilluan sot një videokonferencë.

Presidenti Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson "theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar të ofrojnë ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën," tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ora 22:40
OBSH: 16 sulme të rusëve ndaj spitaleve dhe qendrave shëndetësore, të paktën 9 të vdekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ka verifikuar të paktën 16 sulme ndaj objekteve për kujdes shëndetësor, prej shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Sulmet kanë çuar në të paktën nëntë vdekje dhe 16 plagosje, duke përfshirë shtatë punëtorë për kujdes shëndetësor. Raportimet tjera për incidente janë duke u verifikuar. Në një deklaratë të publikuar në Tëitter, Organizata ka dënuar ashpër këto sulme.

“Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor shkelin ligjin ndërkombëtar dhe rrezikojnë jetët”, ka thënë OBSH.

Ora 22:16
Ambasadorja e SHBA në OKB: Putin ka një plan për të shkatërruar Ukrainën! Bota duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë përpara

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se “është e qartë se Putin ka një plan për të shkatërruar dhe terrorizuar Ukrainën”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara se bota duhet të përgatitet për një rrugë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë përpara.”

“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë”, tha Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Thomas-Greenfield shtoi se "Putini është qartësisht i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale".

“Ne kemi paralajmëruar Moskën për javë të tëra se, në fund, Rusia do të jetë më e dobët, jo më e fortë, për nisjen e kësaj lufte. Kjo tashmë po rezulton e vërtetë. Pyetja është se sa shkatërrim është i gatshëm të shkaktojë presidenti Putin për këtë gabim të madh?”, tha ajo.

Në fjalët e saj, Thomas-Greenfield tha se SHBA-të janë "të indinjuar nga sulmet e Moskës mbi civilët ukrainas në luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër popullit ukrainas" dhe shprehu shqetësim në rritje "për mbrojtjen e civilëve në këtë konflikt.”

Ajo tha se homologu i saj polak i tha se 100 refugjatë në minutë po kalonin nga Ukraina në Poloni.

Ora 21:37
Shtëpia e Bardhë, Biden ende nuk ka vendim për ndalimin e importit të naftës ruse

1645440891_1643195864httpscdncnncomcnnnextdamassets220119181329joebidenvladimirputinsplitforvideo.jpg

Shtetet e Bashkuara janë të hapura për të ecur përpara me ndalimin e importeve të naftës ruse edhe pa pjesëmarrjen e aleatëve evropianë. Joe Biden, megjithatë, "nuk ka marrë ende asnjë vendim në këtë moment" për embargon ruse të naftës. Kështu ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, theksoi se përjashtimi i naftës ruse nga tregjet ndërkombëtare do të çonte në "pasoja katastrofike", duke bërë që çmimet të rriteshin deri në 300 dollarë për fuçi.

Ora 21:35
Rusia: Refuzimi i naftës ruse do të ishte katastrofë! Do ta çonte çmimin në 300 dollarë për fuçi

Udhëheqësit perëndimorë, si kryeministri britanik Boris Johnson, po kërkojnë më pak varësi nga furnizimet me naftë nga Rusia në të gjithë Evropën.

Në përgjigje, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak thotë se zëvendësimi i dërgesave ruse të naftës në Evropë do të çonte në "pasoja katastrofike" për tregun global dhe mund t'i çonte çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi. Ky çmim është më shumë se dyfishi i çmimeve aktuale.

Ora 19:44
Kërkuan anëtarësimin, BE do të shqyrtojë aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë

Aplikimet e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të analizohen nga Komisioni Evropian. Vendimi për të shqyrtuar aplikimet, i marrë nga ambasadorët e bllokut evropian, duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian, ndonëse ai konsiderohet formalitet procedural.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare kanë diskutuar për aplikimet, të dorëzuara javën e kaluar, në një takim të mbajtur më 7 mars dhe janë pajtuar për të ftuar Komisionin për të dhënë mendimin e vet për secilin.

Megjithatë, procesi mund të marrë kohë, komentet e Komisionit mund të marrin 18 muaj kohë për t’u përgatitur. Nëse janë të suksesshme, procesi për t’iu bashkuar BE-së zakonisht zgjat me vite.

Ora 19:07
Pentagoni: Që nga nisja e sulmeve, Rusia ka lëshuar ​​më shumë se 625 raketa! Do dërgojmë 500 ushtarë të tjerë në Europë

Rusia deri më tani ka lëshuar më shumë se 625 raketa në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i Pentagonit i cituar nga mediat amerikane. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka urdhëruar dërgimin e 500 trupave të tjera në Evropë, që do ta cconte numrin e trupave në Europë në rreth 100,000.

Ora 18:59
Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Moskë-Kiev! Ukraina: Zhvillime të vogla pozitive

Sapo ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve Moskë-Kiev në Bjellorusi.

"Rundi i tretë i negociatave ka përfunduar. Ka zhvillime të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës për korridoret humanitare." Këtë e ka bërë të ditur në Twitter këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podolyak.

Ora 18:21
Kancelari gjerman, Scholz: Pa importet ruse, BE nuk mund të garantojë furnizimet me energji

Në një deklaratë për shtyp, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se "Evropa nuk mund të garantojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia".

"Energjia është përjashtuar qëllimisht nga raundet e mëparshme të sanksioneve. Energjia ruse është e një rëndësie jetike për jetën e qytetarëve evropianë", tha ai.

Ora 17:52
SHBA: Po shqyrtojmë ofrimin e sistemeve mbrojtëse raketore për aleatët e NATO-s

1645559432_biden.JPG

SHBA po shqyrton ofrimin e sistemeve të mbrojtjes raketore për aleatët e NATO-s në, një kohë kur janë në rritje shqetësimet për kërcënimet ruse.

Ora 17:52
Bombardohet një furrë buke pranë Kievit, 13 të vdekur

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 13 persona kanë vdekur sot në një bombardim që goditi një furrë buke në Makariv, rreth 50 kilometra në perëndim të Kievit. Dyshohet se mund të ketë edhe më shumë viktima, sepse në furrë punonin 30 persona.

Ora 17:47
Zelensky bisedon me presidentin e Lituanisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij lituanez, Gitanas Nauseda.

"Unë e informova atë për situatën aktuale ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. Ne ramë dakord gjithashtu për hapat e ardhshëm për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ne ndjejmë mbështetjen e Lituanisë", shkroi Zelensky në Twitter.

Ora 17:13
Ministrja e Jashtme britanike: Perëndimi nuk ka vepruar herët ndaj kërcënimit rus


Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka thënë se Perëndimi “nuk ka vepruar mjaftueshëm herët” në përgjigjen e tij ndaj vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për pozicionim të trupave në kufi me Ukrainën.

“Realiteti është presidenti Putin nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet e parandalimit”, u ka thënë ajo deputetëve.

Me pushtimin në Ukrainë, Truss ka thënë se Rusia ka “shpartalluar arkitekturën e sigurisë së Evropës”.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është që të forcojmë NATO-n, na duhet të forcojmë sidomos krahun lindor”, i ka thënë ajo Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik.

“Ne veçse kemi dërguar më shumë trupa në Estoni, mirëpo duhet bërë më shumë. Ne duhet të jemi seriozë për shpenzimet në mbrojtje”.

Ora 16:39
Kanadaja do të vendosë sanksione kundër 10 bashkëpunëtorëve të Putin në pushtimin e Ukrainës

Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja kundër 10 individëve “bashkëpunëtorë” në “pushtimin e pajustifikuar” të Ukrainës.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se përfshihen "ish-anëtarë të lartë të qeverisë dhe ata aktuale, oligarkë dhe mbështetës të udhëheqjes ruse".

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, ai shtoi se këta individë u zgjodhën nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës ruse i burgosur, Alexei Navalny.

Ora 16:21
Rusia: Ne nuk duam të aneksojmë Donetsk dhe Luhansk! Ukraina, shtet i pavarur që do të jetojë si të dojë, por në kushte neutraliteti

"Rusia nuk po anekson Donetskun dhe Luhanskun, por vetëm kërkon që dy republikat separatiste të njihen si shtete të pavarura nga Ukraina". Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë telefonike për Reuters .

“Nuk jemi ne ata që ia heqim Ukrainës, Luganskun dhe Donjeckun. Donetsk dhe Luhansk nuk duan të jenë pjesë e Ukrainës, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të shkatërrohen për këtë”. Për pjesën tjetër, Ukraina është një shtet i pavarur që do të jetojë si të dojë, por në kushte neutraliteti”, tha ai.

Ora 16:12
Një kamion përplaset me derën e ambasadës ruse në Irlandë (VIDEO)

 

Një burrë është arrestuar pasi përplasi një kamion i madh ka përplasur portat e ambasadës ruse në Dublin të Irlandës. Autoritetet po hetojnë një incident të dëmtimit të pronës.

Aktualisht, rrugët pranë ambasadës janë të mbyllura. Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Ora 15:55
Kremlini zyrtar: Nëse plotësohen kushtet tona, të gatshëm të ndalojmë operacionet ushtarake në Kiev

Rusia është e gatshme të ndalojë 'operacionet e luftës' në Ukrainë nëse Kievi pranon kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë telefonike për Reuters . Rusia, shpjegon Peskov, i kërkon Ukrainës të ndalojë veprimet ushtarake, të përfshijë neutralitetin në Kushtetutën e saj, të njohë Krimenë si një territor rus dhe të njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si shtete të pavarura.

Ora 15:46
Shpërthejnë predhat në qytetin ukrainas, rusët të pamëshirshëm sulmojnë zonën e populluar (VIDEO)

 

Videoja e mëposhtme ka regjistruar momentin kur predha ruse ka goditur një zonë të banuar në periferi të Mykolaic në Ukrainën jogore.

“Sky News” ka verifikuar se klipi është filmuar 10 milje larg qendrës së qytetit, ndërsa një ekspert ushtarak na tha se tregon granatime artilerie.

Rusia ka vazhduar sulmin e saj ndaj Mykolayiv sot, me zyrtarët lokalë që kanë thënë në orën e fundit se tanket ruse po qëllojnë në aeroportin rajonal.

Më herët, guvernatori i Mykolaiv tha se forcat ukrainase kishin rimarrë vendin.

Ora 15:28
FOTO/ Fillon raundi i tretë i bisedimeve Moskë- Kiev në Bjellorusi

Sapo ka filluar raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Bjellorusi.

Ora 15:27
1.6 milionë refugjatë kaluan kufirin e Ukrainës, Borrell: Shifra më e lartë që prej Luftës së Dytë Botërore

“Pothuajse 1.6 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin”, kjo ka qenë deklarata Përfaqësuesit të Lartë të BE së Politikës së Jashtme, Josep Borrel, ndërsa shtoi se këto shifra nuk janë parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ai më herët tha se sipas parashikimeve do të mirëpriten rreth 5 milionë refugjatë nga Ukraina në teritonte e BE.

Ora 15:20
Bombardohen korridoret humanitare, Kreu i KE-Putin: Ndalo menjëherë dhe siguro kalimin e sigurt të civilëve

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i kërkoi Vladimir Putinit të ndalojë menjëherë luftimet dhe të sigurojë kalim të sigurt të qytetarëve në korridoret humanitare. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Këshillit Europian, Charles Michel në një postim në Twitter, pas lajmit të hidhur se korridoret humanitare kanë dështuar për të tretën ditë radhazi.

Ai i është referuar bisedës telefonike me presidentin rus, ku theksoi edhe nevojën theksoi nevojën për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore gjatë sulmeve në Ukrainë.

“Ne kemi rënë dakord të mbajmë kontakte të mëtejshme”, përfundon Michel.

Ora 15:12
Gënjejnë sërish për korridoret humanitare, rusët bombardojnë Kievin dhe Mariupolin! Shtyhet evakuimi i civilëve

Ministria e Jashtme ukrainase pretendon se trupat ruse kanë vazhduar të qëllojnë me raketa në Kiev dhe Mariupol këtë pasdite, pavarësisht premtimit për korridore humanitare.

Ukraina thotë se bombardimet e armikut po bllokojnë evakuimin e civilëve dhe ofrimin e ndihmës humanitare në disa zona.

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, gjashtë korridore humanitare u hapën në disa qytete të Ukrainës.

Kjo u vendos mes dy palëve me qellim, evakuimin e sigurt të civilëve nga Kievi, Mariupoli, Kharkivi dhe Sumy.

Kujtojmë se më herët është publikuar një lajm, ku thuhej se korridoret humanitare jo vetëm që po bombardohen, por të gjitha të çojnë në Rusi dhe Bjellorusi.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Irpin tha në momentet e fundit se një evakuim i civilëve nga zona e rrethuar po vazhdon pa asnjë granatim.

Ora 14:58
Michel bisedë telefonike me Zelenskyn: Do të shqyrtojmë mundësinë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel tha se do të diskutojnë rreth kërkesës së presidentit ukrainas Zelensky për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

"Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në ditët në vijim.", tha ai pas bisedës telefonike me Zelensky.

Ora 14:43
300 euro vrasja e një ushtari rus, 7500 euro shkatërrimi i tankut, del lista e shpërblimeve për ukrainasit e përfshirë në luftë

Për të nxitur popullsinë civile të marrë armët dhe të përfshihet në luftë, kryetari i Bashkisë së Chernihiv, Vladislav Atroshenko, premtoi një shpërblim në para për cdo qytetar që provon se ka vrarë një ushtar rus ose shkatërruar një tank.

Lista e shpërblimeve:

  • Shkatërrimi i një mjeti të blinduar- 4400 euro
  • Tank - 6000 euro
  • Tank të lëvizshëm- 7500 euro
  • Vrasja e një ushtari rus- 300 euro

Dy prej personave që janë shpërblyer 

Ora 14:34
Gati për bisedime, delegacioni i Kievit mbërrin në Bjellorusi

Gati për bisedime, delegacioni i Kievit mbërrin në Bjellorusi 

Ora 14:12
Lufta në Ukrainë, Johnson: Putin po dyfishon nivelin e dhunës

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin po dyfishon nivelin e dhunës ndaj Ukrainës.

Johnson e tha në margjinat e takimeve në Doëning Street me kolegun e tij kanadez, Justin Trudeau dhe atë holandez, Mark Rutte.

Johnson paralajmëroi se nuk duhet të ketë diskriminime dhe paragjykime kundër qytetarëve rusë që jetojnë në Britani.

Ora 14:10
Foto, 5 tanke ruse ‘patrullojnë’ në periferi të Kievit

Në fotografinë e mësipërme shfaqen tanket ruse që po kalojnë në një zonë të populluar në perëndim të Kievit.

Fotoja është kapur nga një banorë i Irpin, një zonë në periferi të kryeqytetit të Kievit.

Sipas CNN kaluan të paktën 5 tanke.

Ora 13:55
Iu larguan luftës për t’i shpëtuar bombardimeve ruse, foto nga disa ukrainas që mbërritën në Hungari, rikthehet ‘paqja’ në fytyrat e tyre

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, 12 ditë më parë.

Shumica kanë shkuar në Poloni, por këto foto nga Reuters shfaqin paqen në fytyrën e disa prej personave që kanë arritur në një qendër refugjatësh në Beregsurany, Hungari.

Rreth 170,000 ukrainas kanë mbërritur në Hungari.

Ora 13:46
Zelensky thirrje presidentit të KE: Të ndalim bombardimet! Ukraina të bëhet pjesë e BE, e meriton

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se i bëri sërish thirrje presidentit të KE Charles Michel, për hyrjen e Ukrainës në BE dhe ndalimin e bombardimeve ruse.

Ai u shpreh se ukrainasit e meritojnë këtë.

 "Kam pasur kontakte të rregullta me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel. Ne diskutuam për kërcënimin ndaj objekteve bërthamore, bombardimin e civilëve dhe infrastrukturën thelbësore. Ne duhet ta ndalojmë këtë. Unë ngrita çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Njerëzit në Ukrainë e meritojnë këtë.”, ka shkruar ai nw Twitter.

.

Ora 13:35
Blinken: NATO do të forcojë praninë e saj në Europë, synimi vendet baltike

NATO synon të forcojë praninë e saj në Evropë duke konsideruar një rritje të pozicioneve të saj të përhershme në vendet baltike, tha në Vilnius Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken. 

“Ne vazhdojmë përgjatë kësaj linje, duke përfshirë vendosjen e forcave shtesë, përfshirë forcat amerikane, këtu në Lituani”, tha Blinken, duke deklaruar se luftëtarët F-35 dhe pajisje ushtarake “të ndryshme të rëndësishme” do të mbërrijnë në Lituani dhe në shtetet e tjera baltike.

 

Ora 13:23
Nesër dita ndërkombëtare e gruas, Navalny nga burgu: Vajza dhe gra dilni rrugëve të Rusisë dhe protestoni! Ne duhet të ndalim luftën

Në ditën ndërkombëtare të gruas, opozitari më kritik i Vladimir Putin i ka bërë thirrje nga burgu nga ku edhe ndodhet të gjitha vajzave dhe grave për të dalë në protestë në mbështetje të Ukrainës.

“Gratë duhet të dalin në rrugë për të protestuar në sheshet qendrore të qyteteve të tyre”, tha zëdhënësja e Navalny Kira Jarmysch në një video-mesazh.

Ajo shtoi se "ne nuk e duam këtë luftë, duam që ajo të përfundojë menjëherë".

Ora 13:15
Sulme ruse të pamëshirshme pranë Kievit, kryebashkiaku: Po vrasin civilë qëllimisht! Po shkatërojnë gjithçka me tërbim

Beteja të ashpra po zhvillohen pranë Kievit. Rusët po shkatërrojnë me ‘tërbim” gjithçka që iu del përpara në Bucha, Hostomel, Vorzel, Irpin.

Lajmin për sulmet e pamëshirshme ruse e ka dhënë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko në kanalin e ti në telegram.

Ai theksoi se ushtarët rusë po vrasin me qëllim civilët.

Ora 13:04
Shtyhet orari i bisedimeve për negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë

Raundi i tretë i negociatave me Rusinë i cili ishte planifikuar që të mbahej në orën 13:00 është planifikuar për në orën 15:00 me orën shqiptare. Kjo është bërë e ditur në Twitter nga një anëtar i delegacionit ukrainas , Mykhailo Podoliak. Raundi i tretë, i fillimit të negociatave do të fillojë me orën 16 në Kiev.

Ora 12:46
Dita 12 e luftës, ministri i jashtëm rus pritet të takohet më 10 mars me homologun ukrainas në Turqi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Takimi vjen në një kohë kur bombardimet ruse ndaj Ukrainës nuk kanë të ndalur prej 12-ditësh.

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.

Ora 12:38
Ministri i Jashtëm i Lituanisë: Ndaloni importin! Nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e ukrainasve

“Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e ukrainasve”, ka qenë kjo deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Lituanisë Gabrielius Landsbergis, teksa ka bërë thirrje për të ndaluar importimin e gazit rus.

"Burimet e energjisë që ne importojmë paguajnë operacionin ushtarak rus në Ukraine.” tha Landsbergis në një takim të përbashkët me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Vilnius.

Ora 12:29
Blinken: SHBA-ja dhe aleatët, të gatshëm për të përballuar çdo kërcënim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Lituani, tha se Rusia ka bërë përpjekje “të minojë demokracinë e Lituanisë dhe të shkaktojë polarizim me sulme kibernetike dhe dezinformata”.

Ai po ashtu tha se SHBA-ja dhe Lituania janë të vendosura për t’i qëndruar në krah Ukrainës e cila është pushtuar nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara po e forcojnë “mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha Blinken, andaj, shtoi ai, SHBA-ja dhe aleatët janë të gatshëm “të përballojnë çdo kërcënim”.

Ai theksoi përkushtimin e SHBA-së ndaj Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili thotë se “sulmi ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj gjithë aleancës”.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha Blinken.

Ora 12:29
Pamje prekëse, qytetarët kalojnë mbi urën e shkatërruar për t’u larguar nga Irpin, qyteti i bombarduar nga rusët

 

Evakuimet nga Irpin po vazhdojnë, teksa qyteti është shënjestruar nga bombardimet intensive.

Zona është rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë fushës ajrore Hostomel, një pikë kyçe strategjike në qendër të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Qytetarët po kalojnë mbi një urë të shkatërruar duke vënë në rrezik jetën e tyre vetëm e vetëm për t’i shpëtuar bombardimeve ruse.

Pamjen po prekin zemrat e shikuesve.

Ora 12:25
Raundi i tretë i bisedimeve me Kievin, delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi

Sipas njoftimeve të agjencisë ruse të lajmeve “Ria Novosti”, delegacioni i Moskës ka mbërritur në Bjellorusi në vendin ku do të mbahet raundi i ri i negociatave me Kievin.

Ora 12:17
Bëhet e vështirë ndihma mjekësore ndaj të plagosurve në Ukrainë, OBSH: Janë shkatërruar më shumë se 200 objekte shëndetësore

Më shumë se 200 objekte shëndetësore në Ukrainë janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë në zonat e “kuqe” të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Lajmin e ka bërë me dije OBSH duke theksuar se ekziston mundësia e një katastrofe shëndetësore.

Ndihma ndaj civilëve dhe ushtarëve të plagosur bëhet çdo ditë edhe më e vështirë në Ukrainë.

Në zona të caktuara ekziston rreziku i ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore.

Ora 12:16
Zelensky: Kemi nevojë për sanksione të reja, ndaloni importimin e naftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se nëse situata përkeqësohet duhet të shtohen sanksionet ndaj Rusisë.

Ai tha se duhet të ndalohet importi i naftës ruse.  

"Ne kemi nevojë për sanksione të reja ndaj Rusisë. Ndaloni importimin e naftës", tha ai.

Ora 12:16
Pas sanksioneve, Putin 'hakmerret'! Miraton listën 'e zezë' me shtetet armike, përfshin edhe Shqipërinë!

Qeveria ruse ka miratuar një listën e “zezë” me shtetet armike që i kanë vendosur sanksione pas agresionit në territorin ukrainas. Në listë është përfshirë edhe Shqipëria.

Lista me shtetet armike sipas Rusisë:

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, MB (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut. Gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve përgjithësisht të natyrës ekonomike, pro jo vetëm kundër Rusisë.

Kjo është dita e 12-të e luftës në Ukrainë dhe krerët e shteteve po mendojnë të shtrëngojnë dhe intensifikojnë sanksionet ndaj Rusisë për të rritur presionin ekonomikë ndaj saj.

Lista e plotë në rusisht
Ora 12:15
Po shpërndante ushqime, rusët vrasin kryebashkiakun e Gostomel pranë Kievit

1645727416_luftaukrainerusi5.jpg

Rusët kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel pranë Kievit. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale. “Kryetari i komunës Gostomel, Yuri Illich Prylypko vdiq duke shpërndarë ushqime”, kanë shkruar ata në faqen e komunës në Facebook. "Ai vdiq për popullin e tij, vdiq si hero", përfundon deklarat. 

Ora 11:31
Lufta në Ukrainë, Draghi: Italia po punon për reduktimin e varësisë ndaj gazit rus

Kryeministri italian, Mario Draghi u shpreh se Italia po punon për të reduktuar me shpejtësi varësinë ndaj gazit rus.

 "Italia po punon për të reduktuar me shpejtësi varësinë e saj nga gazi rus. Të shtunën dëgjova në telefon emirin e Katarit, Al Thani, me të cilin diskutova veçanërisht se si të forcohet bashkëpunimi energjetik midis vendeve tona. Dua të falënderoj ministrin Cingolani  dhe ministrin Di Maio për angazhimin e tyre në këtë front”, tha ai gjatë deklaratës së përbashkët me presidenten e KE, Von der Leyen, pak minuta përpara takimit të tyre.

 

Ora 11:30
Draghi para takimit me Von der Leyen: BE e bashkuar për të ndihmuar Ukrainën, priten sanksione të reja ndaj Rusisë

“BE ka treguar unitet të jashtëzakonshëm. Ne jemi të bashkuar për t'iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Zelensky për ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake. Ky unitet është forca jonë kryesore dhe është thelbësore ta ruajmë atë në aspekte të tilla si "pritja" e ukrainasve dhe mbrojtja e energjisë e qytetarëve dhe bizneseve”. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit italian Mario Draghi gjatë konferencës së tij të përbashkët me presidentet e KE, Ursula von der Leyen para takimit të tyre në Bruksel.

Pritet që të diskutojnë lidhur me disa sanksione të reja ndaj Rusisë.

Ora 11:09
Padia e Ukrainës për krime lufte dhe gjenocid, Rusia refuzon të paraqitet në seancën dëgjimore në Hagë

Rusia refuzoi të paraqitej në seancën dëgjimore të gjykatës së lartë të Kombeve të Bashkuara, pas padisë së ngritur nga Ukraina për gjenocid dhe krime lufte, një përpjekje kjo e Kievit për të ndalur pushtimin në mënyrë ligjore.

Vendet e rezervuara për delegacionin rus gjatë seancës mbetën bosh, ndërsa ka qenë ambasadori i Rusisë në Holanda ai që lajmëroi se qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë.

Presidentja e gjykatës, gjyqtarja amerikane Joan E. Donoghue, thotë se ambasadori i Rusisë në Holandë i informoi gjyqtarët se "qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në procedurat gojore". Seanca po zhvillohet pa delegacionin rus.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka hapur dy ditë seanca dëgjimore në selinë e saj, në Pallatin e Paqes, për kërkesën e Ukrainës. Ukraina do të paraqesë gjatë ditës së sotme argumentet e saj lidhur me padinë.

Ukraina i ka kërkuar gjykatës të urdhërojë Rusinë të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake të nisura më 24 shkurt që kanë si qëllim dhe objektiv të deklaruar parandalimin dhe ndëshkimin e një gjenocidi të pretenduar në rajonet separatiste lindore të Luhanskut dhe Donetsk.

Kujtojmë se më 27 shkurt Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë , lajm të cilin e dha presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Ora 11:08
Gjimnasti ukrainas fiton vendin e parë në Kampionatin Botëror, bota në 'shok' nga sjellja e sportit rus që doli i treti

E gjithë bota është shokuar nga sjellja e sportisti rus, Ivan Kuliak në Kupën e Botës për gjimnastët. Ai është parë në uniformën e tij teksa mban simbolin "Z", simbol ky është parë në tanket ushtarake të Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës ka njoftuar se do të nisë procedimin penal ndaj sportistit 20-vjeçar. Ajo që e bën më të rëndë është fakti se ai qëndronte në podium pranë sportistit Ukrainas, Illia Kovtun, me këtë të fundit që fitoi medaljen e artë.

Ora 11:04
Sot në orën 13:00, raundi i tretë i bisedimeve Kiev- Moskë! Delegacionet nisen drejt Bjellorusisë

Sot në orën 13:00 do të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve Kiev-Moskë.

Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë nisur për në  Bjellorusi për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve.

Zyrtari bjellorus u shpreh se koha e takimit mund të ndryshojë në lidhje me problemet e delegacionit ukrainas

Ora 11:00
Zelensky: Nuk e kemi dashur këtë luftë, s’kemi dashur të vrasim! Po tolerojmë atë që asnjë komb tjetër i Europës nuk duhet ta bënte

“Ne kurrë nuk e kemi dashur këtë luftë”, kjo është deklarata e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne kurrë nuk e kemi dashur këtë luftë, por kjo luftë ka ardhur tek ne. Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë.”, shtoi ai

"Ne duhet të tolerojmë atë që asnjë komb në Europë nuk duhet të toleronte këto 70 vitet e fundit”, shprehet Zelensky.

Ai shtoi se ka folur me kryeministrin britanik Boris Johnson, presidentin e Polonisë, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.

"Negociatat dhe bisedimet tona me partnerët janë të drejta. Nëse situata përkeqësohet, atëherë duhet të vendosen sanksione të reja për të sjellë paqen.", tha presidenti ukrainas.

Ora 10:53
Presidenti i Lituanisë paralajmëron Blinken: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë, do të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi të hënën kryediplomatin amerikan, Antony Blinken, se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Sekretari amerikan i Shtetit po qëndron për vizitë në Vilnius. Duke iu drejtuar atij, Nauseda tha se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit “me të gjitha mjetet në dispozicion”.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, tha ai. Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt.

Ora 10:48
Sulmi rus në Ukrainë, Borrell: Të përgatitemi për të mirëpritur 5 milionë refugjatë

 "Ne duhet të përgatitemi për të mirëpritur rreth 5 milionë refugjatë.", kjo ka qenë deklarata e përfaqësuesit të politikës së jashtme në BE, Josep Borrell.

Ky ishte dhe një parashikim që bëri Borrell për numrin e ukrainasve që do të shkojnë drejt BE nga Montpellier në Francë ku mori pjesë në një takim me Ministrat e Zhvillimit të BE-së.

Ora 10:38
Rusia izolohet nga pjesa tjetër e botës, shkëputet nga interneti global krijon rrjetin e vet

Rusia ka vendosur të izolohet nga pjesa tjetër e botës dhe të shkëputet nga interneti global.

Lajmin e ka dhënë Rusia përmes një deklarate zyrtare, ku kanë komunikuar se pas 11 marsit të gjithë serverët dhe domenet duhet të transferohen në intranetin rus.

Duke se Rusia do të përdorë një rrjet interneti i cili do të funksionojë vetëm brenda territorit rus.

Ora 10:31
Korridoret humanitare për evakuimin e ukrainasve të çojnë drejt Rusisë dhe Bjellorusisë! Ukraina i refuzon: Vendimi i pamoralshëm

 

Korridoret humanitare të shpallura nga Rusia për të lejuar qytetarët ukrainas të evakuohen nga vendi, kryesisht drejtohen drejt Rusisë dhe Bjellorusisë, një aleate e Moskës. Këtë e theksojnë mediat ndërkombëtare, bazuar në planet e publikuara nga Moska.

Korridori nga kryeqyteti Kiev të çon në Bjellorusi, ndërsa për Kharkiv ka vetëm një korridor për në Rusi. Korridori nga Mariupol të çon në qytetin rus të Rosto-on-Don, afër kufirit me Ukrainën, ndërsa nga Sumy ka dy korridore, njëri në qytete të tjera në Ukrainë dhe tjetri në Rusi.

Zyrtarët ukrainas thanë se propozimi i Rusisë për korridore humanitare, që i çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi, është “plotësisht i pamoralshëm” dhe kanë refuzuar përdorimin e tyre.

Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ora 10:29
Lufta në Ukrainë, ministri i Jashtëm kinez: Gati të luamë rol ndërmjetësues mes Kievit dhe Moskës, të parandalohet kjo krizë humanitare

Kina është gatshme të luajë një rol konstruktiv dhe ndërmjetësues mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, gjatë konferencës vjetore për shtyp në Asamblenë Popullore Kombëtare, të Parlamentit kinez.

Kina është treguar është e gatshme të punojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, si një urë mes dy vendeve në luftë.

Wang, tha se në mënyrë urgjente duhet të parandalohet një krizë humanitare në shkallë të gjerë.

 

Ora 10:10
‘Lëreni të shkojë’, vajza e vogël performon në bunker për dhjetëra ukrainas dhe përçon mesazhin e fortë për luftën: Nuk do të qajë, do të qëndrojë këtu

 

“Lëreni të shkojë, lëreni të shkojë”, këndon vogëlushja ukrainase në një nga strehimoret ku janë mbledhur dhjetëra njerëz për të qëndruar larg vdekjes dhe bombardimeve të ushtrisë ruse që qëllojnë pa mëshirë.

E vogla përveç se kënaqi të pranishmit kaloi edhe një mesazh të fortë për luftën.

“Lëreni të shkojë, lëreni të shkojë

unë jam një me erën dhe qiellin

Lëreni të shkojë, lëreni të shkojë

Nuk do të më shihni kurrë të qaj

Këtu qëndroj dhe këtu do të qëndroj

Lëreni stuhinë të tërbohet”, këto janë fjalët e këngës që zgjodhi e vogla të këndonte.

Në këngë thuhet se “nuk do të më shihni të qaj”, pra pa varësisht pushtimit rus ukrainasit do të qëndrojnë të fortë dhe të bashkuar dhe nuk do të heqin dorë nga dëshira e madhe për liri.

Ora 09:40
‘Armiku do të befasohet’, ministri ukrainas i mbrojtjes: Jemi furnizuar ‘fuqishëm’ me armë

 

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se kohët e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm sa i përket furnizimit të armëve në Ukrainë dhe se armiku do të befasohet.

Siç shkruan vetë ministri në Facebook, në tre ditët e fundit në Ukrainë janë dorëzuar ose kontraktuar mbi 50 mijë helmeta dhe jelek antiplumb.

Ora 08:43
Lufta në Ukrainë, autoritetet ukrainase: Rusët pësuan humbje të mëdha, morëm sërish nën kontroll qytetin Chuhuiv

Autoritetet ukrainase njoftojnë se kanë marrë nën kontroll qytetin Chuhuiv, që ndodhet në lindje.

Sipas një deklarate nga forcat e armatosura të Ukrainës, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe pajisje.

Këtë lajm e raporton “The Guardian”, duke thënë se nuk ka mundur ta verifikojë këtë lajm.

Ora 08:43
Zelensky paralajmëron ushtarët rusë: Nuk do të ketë vend të qetë për ju përveç varrit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij “do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë.

Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.

Ora 08:20
Lufta dhe sanksionet ndaj Rusisë, bie ndjeshëm bursa aziatike

Të gjitha bursat aziatike kanë pësuar një rënie të thellë për shkak të luftës.

Tregjet ndikohen nga efektet në ekonominë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Tokio ra me 2.94%, me indeksin më të ulët në 16 muaj. Me negociatat ende në zhvillim, Hong Kongu humbi 3.4%, Shangai (-2.2%), Shenzhen (-2.9%), Seuli (-2.3%) dhe Mumbai (-2.2%).

Ora 08:12
Mbretëria e Bashkuar ndan edhe 100 milionë dollarë për Ukrainën

Qeveria britanike planifikon t’i japë rreth 100 milionë dollarë Ukrainës, për ta ndihmuar funksionimin e Qeverisë atje, njoftoi Zyra e kryeministrit Boris Johnson. Sipas njoftimit, financat do të ndihmojnë për pagimin e pensioneve dhe të rrogave të sektorit publik.

Shuma e re vjen jashtë 290 milionë dollarëve që Qeveria britanike i ka ndarë tashmë për Ukrainën. Paratë do të dorëzohen përmes një fondi të mirëbesimit të Bankës Botërore.

Ora 07:45
Lufta në Ukrainë, çmimet e naftës në botë rriten në nivelin më të lartë që nga 2008

Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj. Nafta e papërpunuar Brent - pikë referimi globale e naftës - u rrit mbi 139 dollarë për fuçi në tregun në Azi. Tregjet e energjisë janë tronditur ditët e fundit për shkak të frikës së furnizimit të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Konsumatorët tashmë po ndiejnë ndikimin e kostove më të larta të energjisë teksa çmimet I karburantit dhe faturat shtëpiake rriten.

Ora 07:43
Rusia po përgatitet për "sulm të gjithanshëm" në Kiev

Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë paralajmëruan se Rusia po përgatit forcat e saj për të nisur një sulm të gjithanshëm në kryeqytetin Kiev.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ushtria ruse ka grumbulluar tanke dhe njësi të motorizuara të këmbësorisë, që aktualisht janë në rrugë drejt qytetit të afërt, Irpin.

Në njoftim thuhet se komandantët rusë kanë furnizuar forcat e tyre me karburante të dërguara nga Bjellorusia.

Zyrtarët po ashtu thanë se ushtria ruse po i përqendron përpjekjet e saj edhe në rrethimin e qyteteve lindore, Harkiv dhe Çernihiv, dhe të qytetit jugor, Mikollajiv.

Ora 07:25
Rusia armëpushim në 4 qytete për evakuimin e civilëve

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, raportojnë mediat shtetërore.

Armëpushimi do të ndodhë nga ora 10:00 me orën lokale (08:00 GMT) sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, dhe rrugët e evakuimit do të jenë në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete aktualisht janë sulmuar nga ushtria ruse. Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë.

Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur një rrugë për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit, armëpushimi u shkatërrua.

Zyrtarët ukrainas thanë se kjo ishte për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 07/03/2022 20:42

    ukraina eshte futur ne nje rruge shume te rrezikshme si komb. zoti i shpetofte se njerezit e kesaj bote nuk ju bejne me derman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?