Vetëm një ditë nga nisja e Botërorit në Katar, pikërisht kombëtarja e këtij vendi është vendosur nën akuzë për trukim ndeshjesh në prag të këtij kompeticioni. "Daily Mail" nnjofton se FIFA ka marrë një alarm në lidhje me integritetin e miqësoreve që Katari zhvilloi para Kupës së Botës, një prej të cilave edhe ajo ndaj Shqipërisë.
Media në Angli njofton se partnerët e FIFA që mërren me integritetin e ndeshjeve kanë njoftuar se një numër i lartë penalltish janë dhënë në miqësoret e Katarit, me qëllim që kombëtarja e këtij vendi të fitonte. Këto ndeshje janë zhvilluar me dyer të mbyllura si dhe nuk janë transmetuar në televizion.
"Alarmi i kuq" gjithashtu vë në dukje se Katari ka pasur një numër të pazakontë miqësoresh në krahasim me kombet e tjera konkurruese në Botëror gjatë muajve të fundit, me ekipin pritës të Botërorit që kanë luajtur shtatë ndeshje që nga korriku krahasuar me dy të shteteve të tjera.
Gjatë një periudhe të shkurtër, Katari barazoi me Kilin dhe fitoi me Guatemalën, Hondurasin, Panamanë dhe Shqipërinë. Ndaj kombëtares kuqezi, Katari fitoi me një penallti në ndeshjen e zhvilluar në nëntë nëntor në Marbella të Spanjës, me ekipin tonë që përbëhej nga emra të Superligës. Në ndeshjen e humbur me Katarin, trajneri i Shqipërisë Edy Reja u ankua për një penallti të padhënë për tanët.
Ndeshjet e fundit të Katarit: