Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa shiu ka "pushtuar" Tiranën dhe disa qarqe të tjera.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndodhet në terren dhe po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vend.
Përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se si pasojë e motit të keq raportohen defekte kryesisht në zonat veriore, dhe bëhet fjalë për këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.
Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.
Reshje shiu që kanë sjellë dhe përmbytje ka pasurnë Vlorë, ndërsa dëborë në Kukës dhe në Dibër.
"Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme. OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.
Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq. Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve. Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët", thuhet në njoftimin e OSHEE.
Lajmi kryesor:
Dëbora zbardh veriun e vendit! ARRSH: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset! Përmbytje në portin e Vlorës! Pezullohen lundrimet (VIDEO)
//ReportTv.al