Kronikë

'Boshatisën' magazinat në Cërrik, arrestohet 35-vjeçari i akuzuar për vjedhje! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij (VIDEO)

11 Prill 2021, 09:58| Përditesimi: 11 Prill 2021, 10:20

  • Share

Një person është arrestuar ditën e sotme në Cërrik dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar si autorë të disa vjedhjeve. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 35-vjeçar me inicialet E.U., dhe është shpallur në kërkim D. K., 32 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se ditën e djeshme, në fshatin Floq, Cërrik, kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit E. R. Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht: Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

1618129010_iarrestuari.jpg

Sendet e vjedhura dhe i arrestuari

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?