Boshatisen rrugët në Durrës, Fier e Kukës! Të moshuarit nuk binden në Vlorë e Elbasan, shpërndahen në shtëpi nga policia e ushtria

16 Mars 2020, 11:03| Përditesimi: 16 Mars 2020, 16:38

  • Share

Kur akrepat e orën kanë kaluar 08:00, rrugët janë boshatisur duke u kthyer në gjendjen normale siç duhet të jetë kur vendi është në një situatë "lufte" në kohë koronavirusi. Njerëzit dhe makinat të autorizuara, ditën e sotme numërohen me gishtat e dorës nëpër rrugët e qytetit.

Më të "pabindurit" kanë rezultuar të moshuarit. Ato vijojnë që të qëndrojnë në parqe me grupime të mëdha, edhe pse janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanosen. Për këtë arsye në Vlorë dhe Elbasan, ka ndërhyrë policia dhe ushtria për t'i shpërndarë ato dhe për t'i këshilluar që të rrinë në shtëpi.

Ora 14:39
Në ditën e katërt të karantinës, më shumë lëvizje të qytetarëve në Lezhë

Në ditën e katërt të karantinës, prezenca e qytetareve në Lezhë ka qenë më e lartë. Në rrugë dhe trotuare ka patur lëvizje qytetaresh, kryesisht gjatë orëve të paradites, duke injoruar në këtë mënyre masat mbrojtëse për koronavirusin.

Lezhjanët janë të vetëdijshëm për rrezikun që ka ky virus, por thonë se iu duhet të dalin nga banesat për nevojat familjare. Disa prej tyre ankohen për rritjen e çmimeve dhe mungesën e maskave nëpër farmaci. Në mungesa të qarkullimit të makinave në Lezhë po përdoren masivisht biçikletat edhe si një mënyre argëtimi.

Ndërkohë lokalet në Lezhë vijojnë t'i binden urdhrit të autoriteteve për të mos vijuar aktivitetin. Po ashtu është mbyllur edhe tregu i lirë, përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ku shiten fruta perime dhe ushqime që janë të domosdoshme për qytetarët. Në  Lezhë vijon të ketë prezence të policisë dhe ushtrisë, të cilët pengojnë lëvizjen e mjeteve që nuk kanë autorizim.

Ora 11:13
Edhe ne lulishtet e Shkodrës, policia dhe ushtria në trerren për të ndërgjegjësuar të moshuarit (VIDEO)

Edhe në Shkodër, në lulishte dhe ambiente publike ku krijohen grumbullime, policia dhe ushtria kanë dalë në terren, ku u bëjnë thirrje veçanërisht të moshuarve të shkojnë në shtëpi, si masë parandaluese ndaj COVID-19, i cili prek më së shumti pikërisht moshat e treta. Efektivët e policisë dhe forcat e ushtrisë u bëjnë apel që edhe nëse dalin për ajër të pastër për disa momente, të ruajnë distancën sipas rregullave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi 1 metër larg. Në asnjë vend nuk lejohet të qëndrojnë njerëz të grumbulluar grupe-grupe.

Ora 10:54
Të moshuarve nuk u dhimbset vetja/ Mblidhen në grupe të mëdha në parqe, shpërndahen nga policia dhe ushtria (VIDEO)

Ndonëse janë më të rrezikuarit nga koronavirusi dhe duhet të shmangin patjetër grumbullimet e mëdha të njerëzve, të moshuarit nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm! Duke qenë se e njëjta situata po paraqitet çdo ditë, ka ndërhyrë ushtria dhe policia në Vlorë dhe në Elbasan që ka bërë shpërndarjen e tyre në shtëpi.

1584351581_elbasann.jpg

Ora 10:33
Durrësi, Fieri dhe Kukësi bien në qetësi! Njerëzit dhe makinat numërohen me gishtat e dorës (VIDEO)

Pasi kanë shfrytëzuar afatin kohor prej tetë orësh për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, qytetet janë zbrazur sërish. E njëjta panoramë ofrohet në Kukës, Fier dhe Durrës ku makinat me autorizim dhe njerëzit që lëvizin në rrugë numërohen me gishtat e dorës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 17/03/2020 19:53

    NUK I MERR MORTJA,,PO NA RRINE NEPER LULISHTE KETA delenxhij pensionista,,na zene dhe stolat...

    Përgjigju
  • Χρήστος: 16/03/2020 13:28

    qeveria bravo kure se populli te bindete

    Përgjigju
  • Liu: 16/03/2020 12:35

    Po nuk kane frike kto bastarde se kur te shkojne ne shtepi se mund te infektojne nipera e mbesa, po nuk shikoni mor bastarde cfare po ndodh ne itali,

    Përgjigju
  • Çingapoku: 16/03/2020 12:31

    Tani sapo pashë lajmet dhe gazetarja intervistonte njerëz që rrinin vërdall e justifikoheshin në mënyra të ndryshme, ajo që më bëri përshtypje ishte fakti që në Tiranë blinin e pinin kafe te furra e bukës, njësoj sikur të blesh qumësht tek mekaniku. A ka kontroll në shqipëri, a ka shtet? Ç'eshte ky muhabet.

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2020 12:02

    Jo vetem te trashe, qe mund te jete varianti me i mire, por ne variantin e keq keta i bie te jene te keqinj.. Mire per veten e tyre nuk duan t’ia dine. Por per te tjeret te pakten zbatoni rregullat or pleq. Keni femije, niper e mbesa ju or te mjere?! Mire vete qe nuk prisni vdekjen t’ju marre dhe dilni e kerkoni vete, po per femijet tuaj, niper e mbesa pse nuk mendoni pak..?!

    Përgjigju
  • Shabani: 16/03/2020 11:45

    Rregjistrojini keta trima dhe kur te behen per doktor lerini te vdesin si qen pa kujdes mjeksor.

    Përgjigju
    • Lui: 16/03/2020 12:05

      Te lumte Shaban. Jam plotesisht dakord..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?