Putin dhe Erdogan

Lufta/ Takimi Putin-Erdogan, Moska e hapur për negociata mbi marrëveshjen e grurit! Putin: Jemi gati për t’iu ribashkuar marrëveshjes së grurit nëse Perëndimi respekton angazhimet e tij

4 Shtator 2023, 09:07| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 19:16

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska "do të konsiderojë ribashkimin në marrëveshjen e grurit kur vendet perëndimore të respektojnë angazhimet e tyre". Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja aktualisht është pezulluar pas daljes së Rusisë më 18 korrik. Sipas Kremlinit janë disa angazhime që nuk janë respektuar.

Në Soçi ka nisur takimi i shumëpritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Bisedimet mes dy liderëve sapo kanë nisur në rezidencën e presidentit rus, ku pritet të diskutohet mbi marrëveshjen e grurit. Moska nga ana e saj ka shprehur gatishmërinë për të negociuar, ndërsa pak orë para takimit dronët rusë sulmuan depot me drithëra në portin e Odesas.

Takimi i dy presidentëve po zhvillohet në Soçi të Rusisë jugperëndimore ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, udhëheqësi turk shpreson se bisedimet e grurit mund të shërbejnë si një trampolinë për negociata më të gjera midis Kievit dhe Moskës.

Pak orë para takimit, Rusia ka sulmuar me dronë portin e Odesës, prej ku eksportohet drithërat. Si pasojë e sulmit, flakët kanë përfshirë depot dhe kanë shkaktuar dëme të tjera.

Sulmi që zgjati për tre orë e gjysmë goditi portin Izmail në rajonin e Odesës. Urkaina tha se dronët sulmuan depot dhe ndërtesat e prodhimit dhe si pasojë e sulmit, nga zjarri u përfshin edhe disa ndërtesa civile. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmi kishte objektiv magazinat e karburantit të përdorura për furnizimin e pajisjeve ushtarake.

Ora 22:08
Ukraina pretendon se dronët rusë u rrëzuan në Rumani

1693858068_jhdss.jpg

Ukraina ka pretenduar se dronët rusë u ulën në territorin rumun gjatë disa sulmeve në një qytet fqinj ukrainas. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba u tha gazetarëve pas një konference për shtyp në Kiev se Ukraina kishte prova me foto që mbështesin pretendimin e saj.

Rumania ka hedhur poshtë versionin e ngjarjeve të Kievit. Mosmarrëveshja erdhi pas bisedimeve të krerërëve rusë dhe turq. Presidenti turk Erdogan kishte udhëtuar në qytetin rus të Soçit në një përpjekje për të bindur presidentin rus Vladimir Putin për marrëveshjen që lejonte Ukrainën të eksportonte drithë në mënyrë të sigurt përmes Detit të Zi, raporton BBC.

Putin tha se marrëveshja, të cilën Moska e braktisi në korrik, nuk do të rivendoset derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e tij për heqjen e sanksioneve ndaj prodhimeve bujqësore ruse.

Por ai tha se Rusia po shkonte përpara me planet për të furnizuar grurë falas në gjashtë vende afrikane. Marrëveshja e grurit është gjithashtu në qendër të mosmarrëveshjes midis Ukrainës dhe Rumanisë për dronët e rrëzuar.

Rusia ka goditur objektet portuale të Ukrainës përgjatë lumit Danub për më shumë se një muaj, duke u përpjekur të pengojë Ukrainën të përdorë lumin për të eksportuar drithërat e saj.

Sulmet e së dielës mbrëma në portin e Izmailit nisën vetëm një ditë pasi dronët rusë goditën portin e afërt të Renit. Që nga sulmi i fundit, diçka si një luftë fjalësh ka pasuar midis Ukrainës, e cila këmbëngul se një ose më shumë drone u ulën përtej lumit, brenda Rumanisë dhe qeverisë në Bukuresht, e cila thotë se nuk ndodhi.

"Sigurisht, ka një rrezik, sepse ajo që ndodhi atje është shumë afër kufijve tanë. Ne kemi parë që Rusia në mënyrë cinike vazhdon të sulmojë infrastrukturën civile, duke mos lejuar Ukrainën të eksportojë drithërat e saj. Sigurisht që ka rrezik për aksidente apo incidente, por për momentin nuk ka qenë kështu.", tha ministrja e jashtme rumune Luminita Odobescu.

Kuleba sugjeroi se disa nga partnerët e Ukrainës, në fakt, kishin mbyllur një sy për të shmangur përfshirjen në konflikt.

Nëse një dron rus do të ulej në territorin rumun, pa qenë rezultat i një përgjimi, atëherë kjo do të shënonte herën e parë që Rusia godet drejtpërdrejt, nëse rastësisht, një shtet anëtar të NATO-s.

Nëntorin e kaluar, një raketë u ul në Poloni gjatë një sulmi ajror rus. Ukraina fillimisht pretendoi se ishte një raketë ruse, por më vonë u zbulua se kjo ka të ngjarë të ketë qenë një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

BBC ka ekzaminuar një fotografi dhe një video që pretendon të tregojë incidentin. Fotografia u publikua në mediat sociale të hënën në mëngjes nga Oleg Nikolenko, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Si rezultat, BBC nuk mund të konfirmojë pretendimet e Ukrainës, as nëse shpërthimi është shkaktuar nga një dron apo nga diçka tjetër.

Ora 21:24
Putin: Kundërofensiva e Ukrainës ka qenë një dështim

1692815080_putin.JPG

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se kundërofensiva e Ukrainës për të rimarrë territoret e aneksuara nga Rusia ka qenë “një dështim”.

“Nuk është se po ngec. Është një dështim. Të paktën sot kështu duket. Le të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Putin në një konferencë për shtypi në Soçi.

Putin ka pohuar vazhdimisht se Ukraina nuk po bënte ndonjë përparim kundër pozicioneve mbrojtëse ruse në territoret e pushtuara nga Moska, raportojnë mediat e huaja.

Ora 21:08
Kim Jong-un së shpejti vizitë në Rusi për të diskutuar furnizimet me armë

 

Kim Jong-un, lideri i Koresë së Veriut, po planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për t'u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mundësinë e furnizimit të Rusisë me më shumë armatime për luftën e saj në Ukrainë dhe bashkëpunime të tjera ushtarake, sipas amerikanëve dhe atyre ushtarakë.

Për shkak të trazirave, Kim do të udhëtonte nga Pheniani, kryeqyteti i Koresë së Veriut, ndoshta me tren të blinduar, në Vladivostok, në Bregun e Paqësorit të Rusisë, ku do të takohej me Putin, thanë zyrtarët. Kim mund të shkojë në Moskë, megjithëse kjo nuk është e sigurt, raportojnë mediat e huaja.

Putin dëshiron që Kim të pranojë t'i dërgojë Rusisë predha artilerie dhe raketa antitank, dhe po ashtu edhe lideri i Koresë së Veriut do të donte që Rusia t'i sigurojë vendit teknologji të avancuar për satelitët dhe nëndetëset me energji bërthamore, thanë zyrtarët. Kim po kërkon gjithashtu ndihmë ushqimore për kombin e tij të varfër.

Të dy udhëheqësit do të jenë në kampusin e Universitetit Federal të Lindjes së Largët në Vladivostok për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 10 deri në 13 shtator, sipas zyrtarëve. Kim gjithashtu ka në plan të vizitojë restorantin Pier 33, ku ankorohen anijet detare nga flota ruse e Paqësorit, thanë ata. Koreja e Veriut feston përvjetorin e themelimit të saj më 9 shtator.

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Putin dhe Kim kishin shkëmbyer letra duke diskutuar një marrëveshje të mundshme armësh, duke cituar inteligjencën e deklasifikuar. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se bisedimet e nivelit të lartë mbi bashkëpunimin ushtarak midis dy kombeve "po përparonin në mënyrë aktive". Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të japin më shumë detaje mbi gjendjen e lidhjeve personale midis liderëve, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara.

Ora 19:05
Podolyak: Është e pamundur të negociosh me Putinin

1692124878_mykhailopodolyakukrainenato.JPG

Pas bisedimeve mes Presidentit Erdogan dhe Presidentit Putin në Soçi, së fundmi ka reaguar këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, i cili tha se është e pamundur të negociosh me liderin rus dhe këtë gjë e ka dëshmuar edhe sot.

“Sot morëm një konfirmim tjetër se çdo negociatë me Putinin është fiktive dhe e padobishme”, shkroi në Twitter, Podolyak.

Ai gjithashtu tha se Putin jeton vetën në realitetin e tij duke menduar se të gjithë janë fajtorë përveç tij.

“Putin jeton qartë në realitetin e tij, ku të gjithë janë fajtorë përveç tij, i cili mendon se nuk ishte Rusia ajo që filloi luftën dhe se marrëveshja e grurit u prish nga dronët e paidentifikuar, etj”, shkroi Podolyak.

Ora 18:56
Zyrtari hungarez: Lufta do përfundojë vetëm nëse bëhet një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë

1693846645_hungariukrainerusi.jpg

Një zyrtar hungarez, Gergely Gulyas, tha se Ukraina duhet të bisedojë me Rusinë për një paqe të negociuar dhe të heqë dorë nga ambiciet për të rimarrë vendet që ka humbur në fushëbetejë.

Ai tha se zhvillimi vjen teksa përpjekjet për të thyer mbrojtjen ruse në jug të Ukrainës nuk kanë arritur rezultate. Qeveria ukrainase e ka cilësuar rimarrjen e fundit të Robotyne si një shenjë e kthesë së luftës, e cila ndodhet në veri të Rusisë.

Gulyas beson se mungesa e progresit të ushtrisë ukrainase është një shenjë e sigurt se një paqe e negociuar është i vetmi rezultat i luftës me Rusinë, raportojnë mediat e huaja.

Ai gjithashtu sugjeroi se një marrëveshje midis Moskës dhe Kievit do të bënte që ky i fundit të pranonte të mos anëtarësohej kurrë në NATO dhe të ofronte garanci sigurie.

Gjatë një fjalimi për mediat dhe studentët Gulyas tha: “Në terma afat-gjatë, trupa paqeruajtëse ose zgjidhje të ngjashme do të garantonin paqen në Ukrainë. Bota perëndimore që mbështet Ukrainën duhet të japë garanci sigurie për Rusinë, dhe sigurisht jo anëtarësim në NATO për Ukrainën”.

Gulyas shtoi se SHBA duhet të përfshihet në negociata.

“Paqja do të funksionojë nëse Uashingtoni përfshihet me Moskën e Kievin”, tha Gulyas.

Sipas zyrtarëve ukrainas, teksa përpiqet të mbajë forcat ukrainase të angazhuara në frontin kryesisht të palëvizshëm verilindor, Rusia ka pasur kohën për të forcuar mbrojtjen e saj në jug, duke përfshirë operacione të gjera për hedhjen e minave.

Ora 18:12
Kuleba: Zelensky pritet të takohet me Erdoganin pas bisedimeve me Putinin

1693844030_rd.jpg

Pas bisedimeve me Putin, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ai priste që presidenti Volodymyr Zelensky të takohet me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Unë jam i bindur se, bazuar në rezultatet e bisedës së Erdogan me Putin, do të ketë kontakte midis Presidentit Erdogan dhe Presidentit Zelensky. Kam besim mes dy liderëve", tha Kuleba.

Putin ritheksoi pas takimit me presidentin turk se Rusia do të ishte gati të rikthehej në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi pasi të përmbushen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen.

Ora 16:11
Putin: Jemi gati për t’iu ribashkuar marrëveshjes së grurit nëse Perëndimi respekton angazhimet e tij

1693601514_put.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska "do të konsiderojë ribashkimin në marrëveshjen e grurit kur vendet perëndimore të respektojnë angazhimet e tyre". 

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja aktualisht është pezulluar pas daljes së Rusisë më 18 korrik. 

Angazhimet e marra nga perëndimi të cilave i referohet Putin janë lidhja e bankës ruse bujqësore me Swift, furnizimi me pjesë këmbimi për makineritë bujqësore, zhbllokimi i transportit dhe logjistikës së sigurimeve, riaktivizimi i Togliatti e cila është Tubacioni i amoniakut Odessa dhe shkrirja e aseteve të disa kompanive ruse. 

Të gjitha angazhimet e lart përmendura sipas Kremlinit nuk janë respektuar.

Ora 16:04
Putin: Takimi me Erdoganin ishte i suksesshëm

1692965555_vladimirputinrusierdoganturqi.jpg

Takimi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ishte i suksesshëm, tha presidenti rus, Vladimir Putin, në fund të bisedimeve në Soçi.

"Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë po zhvillohen me sukses në të gjitha fushat dhe në të gjitha drejtimet. Takimi ishte një sukses", tha Putin.

Takimi mes dy liderave është zhvilluar në Soçi, ku pak më herët Putin ka deklaruar se Moska është e hapur për negociata mbi marrëveshjen e grurit.

Bisedimet mes liderave përfunduan pas tre orësh në Soçi, raportoi agjencia Tass.

Ora 15:24
Peskov: Putin dhe Erdogan nuk do të nënshkruajnë asnjë dokument

1693331924_pesk.jpg

Në fund të takimit në Soçi, Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk pritet të nënshkruajnë ndonjë dokument. 

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve RIA Novosti. 

Pjesa e parë e bisedimeve ishte "shumë konstruktive", shtoi Peskov. 

“Tani Putin dhe Erdogan po vazhdojnë të bisedojnë ballë për ballë gjatë një dreke pune”, tha Peskov.

Peskov gjithashtu nënvizoi se përveç marrëveshjes për grurin, në axhendën e bisedimeve janë përfshirë edhe situatat në Ukrainë, Siri dhe Libi.

Ora 13:51
Krijimi i një qendre gazi në Turqi, Putin: Termocentrali turk Akkayu gati në vitin 2024

1693591960_vladimirputinerdogan.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë takimit që po zhvillohej në Soçi me homologun e tij rus Vladimir Putin se projekti për krijimin e një qendre gazi në Turqi do të ishte shumë i rëndësishëm për vendin.

“Një element tjetër domethënës për ne është krijimi i një qendre në Traki”, tha kreu turk.

"Ndërtimi i termocentralit bërthamor Akkuyu vazhdon, Turqia është bërë anëtare e klubit ndërkombëtar të shteteve bërthamore në kuptimin e plotë të fjalës pas dorëzimit të serisë së parë të karburantit bërthamor rus në Akkuyu. Vitin e ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planeve do të nisim njësinë e parë”, tha presidenti rus Vladimir Putin kur hapi bisedimet e tij në Soçi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas Alparslan Bayraktar, Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Rusisë, prodhimi i energjisë elektrike i njësisë së parë të centralit do të nisë më 29 tetor 2024, ndërsa reaktorët e tjerë do të vihen në punë në intervale vjetore.

Ora 13:43
BE: Nga takimi i Soçit presim që Moska të kthehet në një marrëveshje për grurin

1692283488_peterstanokosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

Kthimi i Rusisë në marrëveshje për grurin dhe ndalimi i agresionit të paligjshëm të Moskës kundër Ukrainës janë dy nga pritshmëritë e Bashkimit Evropian mbi takimin që po zhvillohet sot midis Putinit dhe Erdogan, në Soçi.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, në konferencën e përditshme me mediat deklaroi se nëse Rusia nuk ndalet nga veprimet e saj do të shkaktojë një krizë globale ushqimore.

“Vetëm dje në mbrëmje, Rusia nisi një tjetër sulm të madh në Odessa duke synuar pikërisht objektet e eksportit të grurit ukrainas, duke përfshirë zonën e Danubit, dhe kjo tregon më tej se si Rusia po përkeqëson krizën globale të ushqimit me veprimet e tij që vënë në rrezik miliona njerëz të cenueshëm në mbarë botën. ," ai shtoi.

Ora 12:54
Takimi Erdogan-Putin në Soçi, lideri rus: Jemi të hapur për negociata mbi marrëveshjen e grurit

Në Soçi kanë nisur bisedimet mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe atij rus Vladimir Putin.

Takimi mes dy liderave po zhvillohet në këto momente dhe pak më herët Putin ka deklaruar se Moska është e hapur për negociata mbi marrëveshjen e grurit.

Një nga temat e shumëpritura për tu diskutuar është e ardhmja e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi , ku Erdogan ka gjasa të përsërisë gatishmërinë e Ankarasë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Unë e di që ju dëshironi ta sillni këtë çështje në tryezë. Në këtë pikë ne jemi të hapur për negociata”, tha Erdogan.

Takimi mes dy liderave sapo kanë nisur në rezidencën e presidentit rus.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?