Ronaldo duke festuar

Botërori 2018/Spektakël Spanjë-Portugali 3:3, kryevepër e Ronaldos, shënon 3 herë/GOLAT

15 Qershor 2018, 13:31| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 22:16

  • Share

Sfida e vërtetë e Botërorit “Rusi 2018” ishte ajo mes Spanjës dhe Portugalisë e vlefshme për Grupin B. Ndeshja më e bukur e cila prodhoi një rezultat të pabesueshëm 3:3. Dy herë kaluan në avantazh portugezët me anë të Cristiano Ronaldos, por spanjollët përmbysin gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Ndërsa në minutën e 90 ylli i Real Madrid mposht De Gean për herë të tretë me anë të një gjuajtje të lirë nga jashtë zone. Spanja dhe Portugalia ndajnë nga një pikë, ndërsa kryesimin e grupit e merr Irani të cilën mposhtën Marokun. 

Ndeshja
Ndeshja nisi me portugezët në sulm të cilët fituan një penallti pas një ndërhyrje të gabuar në zonë nga mbrojtësi spanjoll Nacho. Cristiano Ronaldo nuk gabon nga 11-metërshi dhe mposht De Gean në minutën e tretë, duke kaluar në avantazh "luzitanët". 

FORMACIONET 

Portugalia (4-4-2): Rui Patricio, C. Soares, Pepe, J. Fonte, R. Guerreiro, B. Silva, J. Mutinho, W. Carvalho, B. Fernandes, G. Guedes, C. ronaldo. Trajner: F. Santos

Spanja (4-2-3-1): De Gea, Nacho, Pique, Sergio Ramos, Jordi Alba, Busquets, Koke, Silva, Isco, Iniesta, Costa. Trajner: F. Hierro

Botërori 2018/Spektakël në Spanjë-Portugali, shkëlqen Ronaldo me tre gola
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?