Cristiano Ronaldo

Botërori 2018/Ronaldo vendos rekord në kombëtare, CR7 shënon me të gjitha mënyra

21 Qershor 2018, 08:48| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 08:52

  • Share

Një tjetër rekord i thyer nga Cristiano Ronaldo që me golin e ditës së djeshme ndaj marokut parakalon Ferenc Puskas dhe bëhet lojtari europian që ka shënuar më shumë gola me kombëtaren e tij. Ronaldo ka shënuar 85 gola me Portugalinë në 151 ndeshje që ka luajtur duke kaluar edhe mitikun Ferenc Puskas që me Hungarinë kishte shënuar 84 gola në 85 ndeshje.

“Jam i lumtur që shënova por gjëja më e rëndësishme ishte që fituam ndeshjen“, tha kapiteni i luzitanëve pas ndeshjes ndaj afrikanëve. Ronaldo që luan Botërorin e katërt ka shënuar në të gjithë dhe numëron 7 gola nëpër Kupat e Botës duke qenë vetëm dy gola larg Eusebios.

Në nivelin botëror vetëm një lojtar ka shënuar më shumë gola me Kombëtaren e tij sesa Ronaldo dhe ai është Ali Daei me 109 gola për Iranin. “Ronaldo është si vera sa më e vjetër më e mirë”, kështu ka thënë trajneri Santos për kapitenin e tij.

Në fakt ajo që vlen për t'u theksuar është se të katër golat e shënuar deri tani në Rusi, Ronaldo i ka shënuar me të gjitha mënyrat e mundshme. Një me penallti, një me të majtën, një tjetër spektakolar me goditje dënimi dhe dje me kokë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?