Kupa e Botës

Botërori 2026 do të jetë me 48 shtete, prej tyre 16 nga Europa! UEFA shpjegon rrugën e kualifikimit

29 Qershor 2023, 11:15
  • Share

Edicioni i ardhshëm i Botërorit, që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada do të jetë turneu më i madh, pasi pjesëmarrës do të jenë 48 shtete. UEFA ka sqaruar rrugën e kualifikimit për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, ku 16 shtete do të jenë nga Evropa.

Kualifikueset evropiane për Botërorin e Katarit përbëheshin nga 10-të grupe me nga pesë apo gjashtë shtete. Secili fitues i grupit kaloi direkt në turneun final, ndërsa tri vendet e tjera ishin caktuar nga ndeshjet play-off mes 12 ekipeve. Formati i ri do të ketë numër më të madh të grupeve, nga 10-të që ishin, në 12-të. Secili grup do të përbëhet nga katër apo pesë skuadra dhe do të ulet numri i ndeshjeve kualifikuese.

12-të fituesit e grupeve automatikisht do të kualifikohen në Kupën e Botës, ndërsa 12-të ekipet e vendit të dytë do të luajnë në play-off. Atyre do t’u bashkohen katër skuadrat me renditjen më të mirë në Ligën e Kombeve nga edicioni 2024/25, nëse nuk arrijnë të kualifikohen nga faza e grupeve kualifikuese.

16-të skuadrat në play-off do të ndahen në katër grupe. Secila skuadër do të luajë një gjysmëfinale, ndërsa fituesit kalojnë në finale. Katër fituesit do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?