Foto ilustruese

Botërori i Katarit me risi, FIFA tregon mënyrën e re për gjuajtjen e penalltive

11 Nëntor 2022, 14:26
  • Share

Botërori 2022 që do organizohet në Katar nis në 20 nëntor, me eventin që për herë të parë do zhvillohet në dimër. FIFA ka bërë me dije edhe risitë e Botërorit, që i takojnë teknologjisë dhe rregullave të ndryshuara të lojës, në këtë rast të penalltive.

Nëse dueli pas 120 minutave lojë përfundon me shifra të njëjta, lojtarët do i drejtohen pikës së bardhë. Ndryshe nga herët e tjera, asnjë lojtar që mund të jetë hedhur në fushë me zëvendësim gjatë 30 minnutave të shtesës nuk do lejohet të godasë penallti. Veç kësaj, edhe skuadra kundërshtare do duhet të barazojë numrin e futbollistëve që godasin nga 11 metra me atë të kundërshtarit. Përshembull, nëse një ekip fut në lojë dy lojtarë gjatë 30 minutave shtesë dhe këta nuk gjuajnë penallti, edhe kundërshtari do duhet të përgatisë listën me (9 në këtë rast) futbollistë për paraqitjen nga pika e bardhë. Kjo vlen edhe për lojtarët që mund të jenë larguar me karton të kuq.

Raundi i penalltive do jetë për 10 lojtarë, pesë për çdo ekip. Në rast se edhe nga penalltia ndeshja del me rezultat të njëjtë dhe nuk ka fitues, atëherë do vijojnë goditjen lojtarët e tjerë të përzgjedhur jashtë pesë të parëve për secilin ekip derisa rezultati të shpallë një fitues.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?