Botërori i peshëngritjes, Qerimaj e mbyll me 330 kg: Isha i dëmtuar, objektivin e realizova

5 Nëntor 2018, 10:03| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 20:59

  • Share

Erkand Qerimaj mbyll garën në Kampionatin Botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Ashgabat të Turkmenistanit. Shkodrani ka kaluar një periudhë dëmtimi dhe konkuroi në baterinë B të peshës deri në 81 kg. Qerimaj e mbyll garimin e tij me 330 kg në dygarësh duke ngritur 150 kg në shkëputje dhe 180 në shtytje dhe nuk bëhet fjalë për medalje. Edhe për vetë peshëngritësin objektivi i përcaktuar për në Botëror u realizua pasi nuk është rrezikuar më tepër edhe për shkak të dëmtimit.

“Objektivi u realizua me sukses 150 kg në shkëputje dhe 180 në shtytje ishin kilet që kisha realizuar në stërvitje. Duke pasur parasysh që kam kaluar një periudhë dëmtimi nuk rrezikuam më tepër “ ka shkruar Qerimaj në facebook. Në peshën deri në 81 kg garon më vonë gjatë ditës Daniel Godelli ndërsa dje në peshën trupore deri në 73 kg Briken Calja e mbylli i gjashti dygarëshin.

Statusi i Erkand Qerimajt

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?