Kultura

Botohen veprat e Anton Harapit dhe Gjon Shllakut, 75 vjet pas martirizimit të priftërinjve franceskanë

25 Nëntor 2021, 15:20| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 17:13

  • Share

75-vjetori i martirizimit të priftërinjve katolikë At’ Anton Harapi dhe At’ Gjon Shllaku është përkujtuar në katedralen Shën Pali në Tiranë.

Imzot Arjan Dodaj Ipeshkvi Ndihmës i Dioqezës Tiranë-Durrës u shpreh: "Shllaku pati një angazhim të rëndësishëm në aktualitetin e kohës duke u përfshirë në debatet e asaj periudhe me qëllim emancipimin e shoqërisë shqiptare."

“Zëri i Pater Anton Arapit vjen ende i fortë teksa me anë të një letre shkruante: Tash sa kohë publiku shqiptar ka frikë të dëgjojë një fjalë për meje megjithëse parashoh se do të kuptohem keq. Duhet ta them fjalën time se për fjalë të bukura nuk jemi ngusht aspak”, citon studiuesja Aljula Jubani

Át Vitor Demaj, Drejtor i Botimeve Françeskane e trajtoi figurën e tyre në aspektin filozofik, letrar dhe teologjik. Jane pjesë e shkrimeve te tyre zhvillimi i shoqërisë shqiptare por edhe themelimi i bashkjeteses ndermjet besimeve te ndryshme.

"Po në veprën e tij, i jep një rol të rëndësishëm arsyes si një element kryesor për organizmin e shoqnisë. Dëshiroj të citoj një pjesë nga vepra e tij: Njeri është një formuar i arsyeshëm, prandaj e kupton nevojën që ka prej të tjerëve dhe nevojën që ka për të."-tha ai.

Studiuesi Anton Gojçaj foli për vlerat artistike e estetike të librave "Valë mbí valë"dhe "Andrra e Prêtashit".

“Është një shkrimar që ia vlen të lexohet e të studiohet. Shkrimi Anton Harapi ja paguan haraçin politikanit Anton Harapi. Prokuroria e atëhershme, gjykata e atëhershme e ka pas dënuar me pushkatim a duhet dhe ne ta dënojmë me pushkatim krijimtarinë e Anton Harapit”-tha Gojçaj.

Në këtë përvjetor vjen para lexuesit botimi i veprës së plotë e padër Anton Harapit. Në vëllimin e tretë dalin në dritë për herë të parë disa dorëshkrime ku përfshihen konferenca, predikime e ushtrime shpirtnore. Po kështu u prezantua vepra e Át Gjon Shllakut "Shqyptari - Frati - Shqypnia" Te dy u pushkatuan nga sistemi komunist dhe ende nuk u janë gjetur varret. 

Kolana e At Anton Harapit
Naltimi i Ndergjegjjes Kombetare
Valë mbí valë
Andrra e Prêtashit
Edukata ase mirërritja e femivet
Vlerë shpirtërore
Thana e thasha
Vepra e Át Gjon Shllakut
Shqyptari - Frati - Shqypnia

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?