Braçe: Berisha koqe kandari
Shqipëria shtet njëpartiak

17 Prill 2012, 18:07| Përditesimi:

  • Share
TIRANE – Pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi pasditen e sotme, në lidhje me nën kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe. “Berisha dha urdhrin: nënkryetari i KLD të jetë nga të zgjedhurit e Kuvendit”, shkruan Braçe në profilin e tij në Twitter.

Berisha tha se zgjedhja e nën kryetarit nuk i takon Presidentit të Republikës por Parlamentit.

Sipas deputetit socialist Braçe, “Kuvendi ka zgjedhur drejtoren e Topallit e drejtorin e Berishës”.

“Ç'punë ka Sali Berisha me KLD? Kryeministri është "pushteti egzekutiv"! KLD qeveris "pushtetin e drejtësisë"! Janë pushtete të ndara Sali!”, vazhdoi Braçe.

Deklaratat e Kryeministrit sipas të cilit i biri i është përgjigjur vetë akuzave të medias serbe, Braçe i ka etiketuar si “Sali Berisha në versionin e prindit liberal” ndërsa ato mbi tiranasit që nën drejtimin e Bashës po shikojnë për herë të parë lule në kryeqytet i ka cilësuar si “Sali Berisha në versionin koqe kandari”. “Më çojnë sms e më thojnë: “ku kemi qenë?”, shton më tej deputeti socialist.

KRYEMINISTRI AUTOKRAT
Ndërsa në faqen e tij në Facebook Braçe ka shkruar se Berisha është i vendosur ta kthejë Shqipërinë “jo më në republike demokratike” por në “shtet njëpartiak”. Konferencën për shtyp të Berishës ai e quajti “një dëshmi të fortë të një kryeministri autokrat në të gjithë dimensionet e tij”.

Sipas Braçes, kreu i qeverisë shfaqi “dimensionin e Kryeministrit mbi çdo pushtet tjetër kushtetues” kur cilësoi si “një çështje të rëndësishme për ne” zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së.

Ndërsa ai u shfaq “në dimensionin e ‘të kapurit mat’” kur akuzave për interkonjeksionin Shqipëri-Mali i Zi iu përgjigj duke i quajtur “klithmë e mafias që s’ka atdhe”.

Më pas Braçe renditi Berishën “në dimensionin e mashtruesit tipik” kur tha se “kompania boshnjake e renditur e dyta kishte ofertë 30% më të ulët”.

Por sipas deputetit socialist, vetëm një herë Kryeministri u shfaq “në dimensionin origjinal, në atë të ‘koqes së kanarit’”, kur, duke iu referuar punës së kryebashkiakut Lulzim Basha, pohoi se “për herë të parë qytetarët e Tiranës po shohin lule në sheshet e tyre”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?