Foto ilustruese

Opinion

Braçe: Çmimet tek ne nuk i nënshtrohen konkurrencës, caktohen, njoftohen! Copëtojnë të varfërit, të pasurit të paguajnë atë që i takon

3 Tetor 2021, 18:02| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 22:13

  • Share

Çmimet nuk godasin të pasurit! Çmimet copëtojnë të varfëritë! Çmimet shtyjnë për poshtë, në varfëri, shtresën e mesme! Çmimet thellojnë pabarazinë, polarizojnë shoqërinë! Këtë duhet të ndalim! Çmimet do jetë e pamundur t'i ndalim, por ai që duhet të ndalim është abuzimi!

Tregjet tona janë të përqendruara, të kontrolluara nga vetëm 4-5 kompani, thuajse me konkurrencë formale. Çmimet në to as funksionojnë si në bursë dhe as përcillen siç bursa vendos. Çmimet këtu nuk i nënshtrohen konkurrencës, çmimet këtu caktohen, njoftohen!

Nëse duam të ndalojmë thellimin e pabarazisë, duhet të rikthejmë konkurrencën në tregjet kyç! E dyta, duhet të rishpërndajmë.

Rritja e çmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell të ardhura shtesë në arkën e shtetit, shumica paguar nga qytetarët për shkak të tvsh, akcizës etj., tatime e taksa konsumi. Dua ta sqaroj njëherë e mirë, i paguajnë qytetarët, biznesi i madh bën thjesht agjentin e qeverisë. Ndaj duhet të rishpërndajmë.

Dy rruge ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërisht atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; përmes pagesave të drejtpërdrejta, mbrojtëse e rimbursuese për të varfrit dhe shtresën e mesme.

Të paktën, këtë herë barra e krizës nuk mund të përballohet nga të varfëritë e të mesmit. Tërmetin e pandeminë e paguan plotësisht ata; Kriza e çmimeve sado e përkohshme të jete, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohet prej tyre.

Pa shtuar asnjë tatim për ta, por duke i bërë të paguajnë ndershmërisht atë që u takon, atë që e fshehin dhe qe i ka mbipasuruar!

Janë 100 vip-at tanë! Në kuvend javën e dytë të shtatorit ua thashë me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe më qesharak të paguar.

Javën që shkoi Shtëpia e Bardhë publikoi një raport për nivelin e tatimeve të paguara nga 400 familjet më të pasura te Amerikës, jashtëzakonisht i ulët krahasuar me nivelin e tatimeve të punëtorëve.

E di, edhe une ashtu e mendoj, njësoj kudo, por ka një dallim: në SHBA për pabarazinë, padrejtësinë në pagesën e tatimeve, heton, analizon, gjykon, bën transparencë qeveria, flet ai që e drejton, Presidenti Biden!

Komento

Komente

  • Kur te hy uji ke komet te dhemb koka: 04/10/2021 06:01

    Nje femij i vogel kur i heq torten fillon dhe qan pastaj ankohet ai po me shum se un

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?