Braçe depoziton në Kuvend projektligjin, bujqit e blegtorët të mbrohen ligjërisht si shoqëri tregtare: Nuk do të vuajnë me vonesa në pagesa

5 Korrik 2022, 17:09| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 17:27

  • Share

Formalizim i tregut të bujqësisë e blegtorisë, mbrojtje më e madhe ligjore ndaj pagesave të pashlyera ndaj tyre, janë fokusi kryesorë i ndryshimeve ligjore të propozuara nga deputeti Erion Braçe i Partisë Socialiste.

Ish zv/Kryeministri ka depozituar në kuvend ndryshime ligjore në ligjin për “Pagesat e Vonuara në detyrimet Kontraktore dhe Tregtare”, ku prodhuesit bujqësor tashmë do të kenë të njëjtin trajtim për pagesat e vonuara si edhe tregtarët e fushave të tjera.

Projekt ligji i depozituar në kuvendin e Shqipërisë në datën 13 qershor 2022 parashikon ndryshime ligjore në nenin 1, nenin 3 dhe nenin 4. 

Parashikohet që pas togëfjalëshit “Shoqëri tregtare”, të shtohet togfjalësh ose edhe “Prodhuesve Bujqësor”, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare , të vogla dhe të mesme.

Në relacionin e bashkangjitur projektligjit, që pritet të bëhet pjesë e debatit parlamentar, saktësohet se këto ndryshime nuk kanë efekt në buxhetin e shtetit.

Aty sqarohet se këto ndryshime ligjore vijnë për shkak se nga mos shlyerja në kohë e detyrimeve për prodhuesit bujqësore, krijon jo vetëm një zinxhir të vonesave në pagesa, por ndikon drejtpërsëdrejti në ngadalësimin deri në pamundësi të vijimit të aktivitetit bujqësor e blegtoral në sezonet vijuese. Po ashtu, , nënvizohet se “përfshirja e prodhuesve bujqësore e blegtorale në këtë ligj, do nxisë akoma edhe me shume formalizmin e prodhuesve bujqësore e blegtorale, si dhe formalizmin e çdo transaksioni ne tregjet e këtyre produkteve”.

Ligji në fjalë parashikon likuidim të faturave brenda 30 ditëve kalendarike pas datës së marrjes prej debitorit të faturës ose të marrjes së mallrave apo shërbimeve, dhe si rregull i përgjithshëm, vonesa në pagë s’duhet të jetë më i gjatë se 60 ditë kalendarike.

Detyrimi monetar që nuk është shlyer brenda afatit, përbën titull ekzekutiv dhe vihet në ekzekutim nga Përmbarimi Gjyqësor, sipas parashikimeve Kodit të Procedurës Civile.

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin) Kërkesa dhe projektligji

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 06/07/2022 01:31

    MBROJTJE PER FSHATARET,,,SUBVENCIONIME NE NAFTE ,,,,DHE NE PLEHRA......BRAVO OR DJALE ,,BRAVO OR ERION BRACE QE MENDON PER FSHATARESINE,,,ASNJE NE KUVEND NUK NGRE CESHTJET E BUJQESISE..../////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?