Braçe ironi për gjykimin në derbi: Po kjo ç’është? Mos kanë ndryshuar rregullat?

2 Mars 2019, 14:32| Përditesimi: 2 Mars 2019, 14:46

  • Share

Një ndeshje futbolli nuk zgjat vetëm 90 minuta dhe kjo për shumë arsye, por tek më të rëndësishmet përfshihet arbitrimi. Ky element merr më shumë kuptim kur luhet një derbi dhe Tirana-Partizani nuk mund të bënte përjashtim.

Në rrjetet sociale për një episode të dyshimtë ka reaguar Erion Braçe, zv/kryeministri i Shqipërisë dhe tifoz i zjarrtë i Partizanit. Në ‘instagram’ Braçe ka shkruar:

“PO KJO C’ESHTE?
E PATE APO BENI SIKUR NUK E PATE?
KANE NDRYSHUAR RREGULLAT DHE
NE NUK DIME GJE AKOMA?

Prekja me dore te larguar nga trupi brenda zones vijon te ndeshkohet me
#PEEEEEENAAAAALLTIIIIIIII!

Ku eshte #Einstein (Aishtajn) ketu?
Duhet te ishte #Jorgji, Enea Arbiter dhe,
ishte mu perballe lojtarit dhe dores se ngritur lart qe prek e pret topin!

Po mire,
po 12 kamera e 18 gazetare, analiste e te tjere si nuk e pane?! Po keta pane berrylin e Trashit ne ndeshjen me Flamurtarin dhe mire bene qe uleriten per paaftesine e arbitrit;
Madje pane dhe nje goditje kendi te padhene ndaj Flamurtarit dhe shpallen kamikaz arbitrin!

Po kete pse e fshihni?!
Shiheni edhe nje here, nuk ka as tym,
eshte kthjellet o gazetari i madh!
Eshte apo nuk eshte penallti?!
Aman thuajeni me ze qe te qeshe gjithe dynjaja.”

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kotorr: 02/03/2019 18:21

    Nuk e di mbase jam dhe gabim po ky bracja me duket si kone Gaz Demit.i imponohet Gazit si cer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?