Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Politikë

Braçe: Ka një treg për burgun e personave që kapen me armë pa leje, policët tradhtojnë ligjin! S’ka trim që bën 5 vite burg

12 Maj 2021, 12:18| Përditesimi: 12 Maj 2021, 12:20

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se ka një treg të burgut të viteve për armëmbajtje pa leje dhe se për këtë duhen të merren masa të menjëhershme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar lajmeve për arrestimin e personave që kapen me armë në brez apo në makinë, Braçe shprehet se ky treg nis me policë të korruptuar që tradhtojnë ligjin dhe kolegët e deri te prokurorët dhe gjykatësit që janë ende në sistem.

Braçe i revoltuar shprehet se ky treg duhet të shkatërrohet me ndëshkimin gjithëpërfshirës dhe monitorim dhe kallëzim të çdo rasti që kapet me armë pa leje dhe nuk dënohet me 5 vite burg.

Braçe shkruan se lidhur me armëmbajtjen pa leje ligji është i qartë, dhe se ka një dysheme dënimi për ata që e mbajini një të tillë.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?