Politikë

Braçe: Komisionerët e PD e LSI braktisën numërimin në Divjakë! Braktisja e detyrës dënohet penalisht

26 Prill 2021, 11:33| Përditesimi: 26 Prill 2021, 11:37

  • Share

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe është shprehur i indinjuar nga ndalimi i procesit të numërimit në Divjakë, ku sipas tij kanë qenë numëruesit e PD dhe LSI që ende pa mbaruar një njësi të plotë e lanë këtë proces përgjysmë me pretendimin se u lodhën. Brace shprehet se kjo është shpërdorim detyre dhe dënohet penalisht, ndërsa bëri thirrje procesi i numërimti të nis urgjentisht.

"Ja pse nuk bëhen zgjedhjet me komisionerët e PD e LSI! Ja pse nuk numërohet vota e shqiptareve me numëruesit e PD e LSI! Një i paditur shembullor, injorant tipik, emëruar nga PD nënkryetar i KZAZ Divjakë,  Ymer Dermyshi, një dembel tipik, i paditur por arrogant, emëruar nga PD sekretar i KZAZ Divjakë. Numëruesit e PD e LSI kanë braktisur detyrën e numërimit te votave te shqiptareve prej orës 5.30 te mëngjesit te sotëm dhe nuk dihet ku janë, braktisja e detyrës është vepër penale dhe dënohet nga 3-5 vite burg! Pooor askush nuk po merret me këta barbare qe u është besuar numërimi i votës se shqiptareve. Erdhën ne orën 1.30, nisen pune dhe numëruan vec 15 kuti votimi pa bere dot as edhe nje njesi te plote, ndaluan ne oren 5.30 dhe kane braktisur detyren! I bej thirrje drejtuesit te KQZ te rinise menjëherë numërimin e votave te qytetareve te Divjakës. Menjëherë dhe tani! I bej thirrje prokurorit qe heton krimet elektorale te paraqitet prane KZAZ Divjakë dhe te nise hetimin kryesisht ndaj kësaj bande qe tallet me vullnetin e shtetasve! Ndryshe, sic ligji e kërkon, numërimi do nise tani me dy numëruesit e mbetur e ne kushte transparence te plote", shkruan Braçe

Thirrjen për të ndalur historitë e lodhjes së komisionerëve e ka bërë edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se partitë duhet të zëvendësojnë anëtarët e tyre në mënyrë që procesi i numërimit të mos ndalet.


Lajmi kryesor:

PS fiton njësinë 10, 12, Dajtin, Bërzhitën, Krrabën, Shëngjergjin! Veliaj: Presim rezultat të tillë në gjithë Tiranën, numëruesit të mos ndalin punën


Komento

Komente

  • Like: 26/04/2021 11:40

    Ashtu duhet te jete, dhe ne vendet e botes se trete nuk braktiset numerimi i votave. Duhet te denohen te gjithe ata qe kane kryer vepra kriminale dhe te mos marrin me kurre pjese ne zgjedhjet e ardhshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?