Ekonomi

Braçe me tone të ashpra me kritika për disa koncesione: Duhet analizë për të gjitha kontratat, cili është përfitimi?

3 Nëntor 2021, 17:06| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 19:19

  • Share

TIRANË- Koncesionet janë kthyer në qendër të vëmendjes në komisionet parlamentare ku po shqyrtohet projektbuxheti i vitit 2022.  Me tone të ashpra ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar nga ministria e Financave një analizë për efektivitetin e koncesioneve, me argumentin se shumica prej shërbimeve të dhëna me koncesion duhet ti kalojnë shtetit. 

“Koncesioni është instrument i vlefshëm kur kontratat zgjidhen me transparencë, me garë, kur merret çmimi më i mirë i mundshëm, dhe në rastet kur sektori është një sektor kur shtetit nuk bën dot asgjë. Por për sektor që kanë të bëjnë me sigurinë dhe fluksin e mallrave është e tepërt kontrata koncesionare. Shqetësimi im është monitorimi i kontratave, kush është efektiviteti i këtyre kontratave. E kam bërë 100 herë këtë pyetje dhe nuk kam marrë përgjigje. Duhet analizë për të gjitha këto kontrata koncesionare, qëllimi ka qenë përfitimi dhe unë dua të di përfitimin”, shprehet Braçe.

Deputeti socialist i ka listuar kontrata që sipas tij i kanë kushtuar qytetarëve në 2020, plotë 13.1 miliardë lekë. 

"Më duhet të them që koncesionet kanë një indicie, nuk e shpiku qeveria e mëparshme. Është instrument ekonomik që përdoret në të gjithë botën, që në rast se është i drejtë vlen. Për koncesionin për  pajisjen e shtetasve me dokumentet e identifikimit që është funksion bazë i shtetit dhe mund ta bënte shtetit, qytetarët paguajtën 6.1 miliardë lekë në vitin 2020. Për kontrollin teknik të automjeteve u paguan 1 miliardë lekë në vit. Për pullat fiskale që duhet ta kryente shteti se ka lidhje me funksionet bazë të tij bizneset paguajnë 820 milionë lekë. Për markimi i karburanteve, që është funksion bazë që duhet ta bëj shtetit sepse ka hallin e kontrabandës, paguan biznesit mbi 300 milionë lekë për vitin 2020. Për skanimin ndodh apo nuk ndodh për çdo faturë doganore ka paguar qytetari 1.68 miliardë lekë, që është funksion bazë për shtetin se lidhet me sigurinë dhe kontrabandën. Pra 9.98 miliardë lekë që i paguajnë qytetarët për shërbimet e dhëna me koncesion, që kanë të bëjnë me funksione bazike të shtetit, që lidhen me sigurinë dhe nevoja. Po të shtojmë dhe aeroportin për vitin 2020 shtohen edhe 3.2 miliardë lekë të tjera, tarifa të paguara nga qytetetarë. Të gjitha bashkat shkojnë 13.1 miliardë lekë për shërbimet”, tha Braçe. 

Kritika socialisti ka ngritur edhe për koncesionet në shëndetësi për të cialt ka kërkuar një analizë të detajuar. 

“Shërbimet shëndetësore Check Up janë paguar 176 mln lekë për vitin e shkuar, pasi u pezullua vjet.  Sterilizimi 1.171 mld lekë, Hemodializa u paguan 735 mln lekë. Inceneratori i Tiranës 1.5 miliardë lekë për vitin 2020, doni të shtoj edhe Rrugën Durrës-Kukës 2.25 mld lekë. Ta bëj bilancin se ku jemi”, shprehet Braçe. 


Për koncesionin e skanimit, pullat fiskale dhe koncesionin e markimit pikëpyetjet e ngritura ishin më të mëdha. 

“Çfarë efektiviteti ka kontrata e markimit të Karburanteve, lexova raportin e KLSH dhe atje bëhet fjalë për gjëra të habitshme. Çfarë do konsiderohet produkt i markuar? Nëse brenda një fuçie ka produkt të pa markuar do të thotë që po bëhet kontrabandë. A gjurmohet nafta e markuar apo jo, sa ne gjurmojmë karburantin e markuar. Unë nuk e di por në dijeninë time vazhdon të bëhet hedhja e ngjyruesit në mënyrë manuale, për ça na duhet ky koncesioni dhe a kemi marrë ndonjë të ardhur ne nga këto koncesione. E njëjta gjë edhe për pullat fiskale, ku propozohet vendosja e kamerave në ambientet ku vendosen pullat fiskale që ti vëzhgojmë sepse na mashtrojnë. A ka ndonjë logjikë kjo, për ca na duhet ky koncesioni? Çfarë përfitimesh kemi ne nga skanimi? Skanohesh nuk skanohesh ti do paguash tarifën. Skanimi dhe markimi kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek çmimi i naftës, që shkon tek konsumatori fundor dhe unë dua të di cili është efektiviteti i këtyre kontratave koncesionare?”, pohoi deputeti i PS.

Vetëm për 13 kontratat koncesionare që janë aktive për vitin që vjen janë parashikuar 13.8 miliardë lekë pagesa.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 03/11/2021 21:20

    Brace ke shume te drejte qe jerkon qe koncwnsiinwt e sherbimeve ti kalojne shtetit por gabimi yt eshte se ja kerkon ministres se financave !Pyet Ramen si socialist qe eshte pae vazhdon akoma si Nano dhe Saliu me koncensuonet .Kush perfiton nga koncensionet ?Shteti dhe populli jo ,por per 30 vjet perfitojne koncensionaret qe cvasin shqiptaret .Ky eshte brumi politik qe u gatua per 30 vjet .Turp qe vazhdojne koncensionet dhe populli mbe me i varferi i europes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?