Takimi i Bashës me gratë brenda një lokali

Braçe nxjerr fotot dhe kritikon Bashën: A e mban ndërgjegjja jote infektimin me Covid të grave sot në takim

18 Janar 2022, 20:58| Përditesimi: 19 Janar 2022, 08:38

  • Share

Në një kohë ku rastet me COVID po rriten dhe kryeqyteti shënon numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar me koronavirus, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot mbledhje duke mos respektuar asnjë masë kundër përhapjes së virusit. Kreu i PD-së, grumbulloi dhjetëra gra të LDGSH-së në një lokal, ndërsa askush nuk mbante maskë. Kjo mbledhje është kritikuar publikisht nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka nxjerrë pamje nga takimi, ndërsa rikujton shifrat e larta të infektimeve në 24 orët e fundit.

‘A te duartrokiten oo lul? 2832 te infektuar sot; 1156 te infektuar vetem ne #tirane; Me rregullin e llogarise jane 11560! 6 kane humbur jeten!

Tani me thuaj; Ne ambjent te mbyllur, ulur ne preher te njera tjetres dhe asnje me maske! A e mban ndergjegja jote infektimin e tyre? Njesoj ai ty dhe gjysma tjeter; Nje pallat sporti i tere dhe dy tre maska aty ketu. E vetmja distance ishte mes dy tre maskave, jo midis njerezve;

183 te infektuar sot ne Shkoder, 1830 llogaria edhe aty sipas doktor Tritanit! Ndaj nuk keni asnje ndryshim, jeni dy gjysmat e se njejtes gje!’-shkruan Braçe.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?