Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez në Met Gala

Politikë

Braçe shpërndan mesazhin e kongresmenes amerikane: Takso të pasurit! Në Amerikë nuk kanë pikën e kompleksit ta thonë dhe ta bëjnë këtë

14 Shtator 2021, 22:35| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 07:20

  • Share

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe mbështet taksimin për të pasurit dhe lehtësimin e kësaj barre për klasën e punëtore dhe shtresën e mesme. Këtë Braçe e ka bërë të qartë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foton e Alexandria Ocasio-Cortez, kongresmene dhe politikane e njohur amerikane, e cila në ceremoninë e 'Met Gala', në fustanin e saj kishte shkruar: "takso të pasurit".

Teksa poston këtë foto, Brace thotë se në Amerikë nuk kanë kompleks për ta thënë këtë dhe madje edhe për ta bërë. Ai ka publikuar edhe një mesazh të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili tha se një mësues nuk duhet të paguaj më shumë taksa se një kompani nafte.

"Ne do të heqim taksat për klasën e mesme, duke u siguruar që korporatat e mëdha e të pasura të paguajnë atë çka është e drejtë”, citon Braçe, Biden.

Sipas Braçes, nevojiten politika të qarta që bëjnë drejtësi fiskale, duke favorizuar klasën punëtore dhe shtresën e mesme.

"Takso te pasurit! Sepse në Amerikë nuk kanë pikën e kompleksit për ta thënë këtë! Madje edhe për ta bërë këtë!

2021 Met Gala është rikthyer dje në New York dhe përfaqësuesja demokrate në Kongres e Bronksit, ishte veshur kështu, duke “thirrur”: takso te pasurit!

Po dje, Presidenti Biden, postoi ne Twitter:

“Fakti është se zjarrfikësi, nuk duhet të paguajë më shume taksa se një kompani e tërë IT. Një mësues nuk duhet të paguajë më shume taksa së një kompani nafte. Ne do te heqim taksat për klasën e mesme, duke u siguruar që korporatat e mëdha e të pasura të paguajnë atë çka është e drejtë”.

Nuk ka “specie ne zhdukje”, por politika të qarta që bëjnë drejtësi fiskale duke favorizuar klasën punëtore dhe shtresën e mesme!", shkruan Braçe.

Në vendin tonë në fuqi është taksa progresive që parashikon 0 taksim për pagat deri në 30 000 lekë; 13% taksë për pagat nga 30 000 në 150 000 lekë dhe 23% taksë për pagat mbi 150 000 lekë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xon Balla: 15/09/2021 07:05

    Look who's talking! You Mr Braçe and her are on the one tenth of one percent of the richest people that have ever lived on this planet. Because both of you are half wit illiterates, makes you so naive and ungrateful that is almost unbelievable . There is a saying (IF YOU LIVE IN A GLASS HOUSE, DON'T THROW BRICKS) but it needs brains to understand, and both of you don't have any!

    Përgjigju
  • Tiri: 15/09/2021 03:34

    Zoteri fillove politiken e internetit, ke nje jete qe ben ligjet vete, si po do, mendoj si fillim taksojme hajdutet e divjakes

    Përgjigju
  • frew: 14/09/2021 21:10

    sa budalla je o zot⁰, o zot kush e drejton ate vend, o zot na ruaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?