Erion Braçe dhe Armando Duka, President i FSHF

Braçe tjetër kërkesë në FSHF: Deklaroni tatimin e të ardhurave nga e drejta TV

19 Prill 2018, 15:55| Përditesimi: 19 Prill 2018, 16:04

  • Share


Akoma pa marrë përgjigje për tatimin në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, bonuset, honoraret për secilin punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit, si të ardhura të tatueshme nga viti 2010 deri në janar të vitit 2018, deputeti Erjon Braçe, njëkohësisht Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, i ka bërë një tjetër kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për kontroll në Federatë. 

Kërkesa e dytë ka të bëjë me tatimin e të ardhurave nga të drejtat televizive nga garat që organizon Federata Shqiptare e Futbollit, që janë ndeshjet e ekipeve kombëtare, Kategoria Superiore, Kategoria e Parë dhe Kupa e Shqipërisë, nga viti 2004 deri në vitin 2018. Këtë e ka konfirmuar Braçe për mikrofonin e Report Tv.

 I kam bërë po shkresë tjetër Tatimeve, sepse në ligjin për sportin thuhet në mënyrë të qartë, që 90% e të ardhurave nga e drejta televizive i mbeten Federatës që ka organizuar garën, ndërsa 10% i derdhen buxhetit të shtetit. Letra dërguar në Drejtorinë e Përgjitshme të Tatimeve kërkon se ka qenë 10% dhe sa është derdhur nga viti 2004 deri në vitin 2018, sipas ligjit.

Erion Braçe

Thellohet kështu kaosi në futbollin shqiptar, ku sikur të mos mjaftonte manipulimi i zgjedhjeve në FSHF, mosregjistrimi i Asamblesë në Gjykatë apo dënimi për trukime i Skënderbeut, vjen dyshimi i madh që kanë Tatimet për evazionin fiskal të federatës.

b.ha./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?