Braktiset Dilbinishti, fshati piktoresk i Kurbinit! Banorët: S’kemi rrugë, ujë, drita dhe as shkollë

5 Dhjetor 2022, 16:46| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 16:52

  • Share

Vetëm 5 kilometra nga qendra e Laçit ndodhet fshati piktoresk Dilbnisht. Këtu ndodhet dhe kisha e vjetër monument kulture që deri para një shekulli shërbeu si Arqipeshkvia e Durrësit. Objekti është tashmë në restaurim nga Bashkimi Europian, ndërsa fshati vuan mungesën e infrastrukturës.

‘Rruga e prishur është problemi kryesor, drita që ikin sa herë bie shi e fryn erë. Mungesa e ujit të pijshëm, pjesa më e madhe kemi puse, se është djeg pompa e ujësjellësit. Ujë për vaditje aspak. Këtu jeta është e vështirë s’ka punë’.- u shpreh një banor.

Fshati që deri para viteve 90 kishte 120 familje, tashmë është përgjysmuar.

‘Shumë kanë ikur, edhe shkolla u mbyll para tre vitesh. Nga 120 familje, kanë mbetur 65-70 shtëpi”. Unë për vetë dy djem i kam në Itali’.- tha një tjetër.

Mbyllja e shkollës 3 vite më parë po detyron të tjera familje të emigrojnë.

‘Ka qenë shkolla 9-vjeçare por u mbyll, tani tre fëmijët i çoj çdo ditë në Laç për të mësuar. Shteti nuk vë dorë as rrugë s’kemi, asgjë. Të gjithë janë duke ikur. Edhe unë pres të gjej ndonjë mundësi me ik, se a çohen fëmijët çdo ditë në këmbë?’- u shpreh një banor.

Mungesa e investimeve dhe e punësimit po çon drejt shpopullimit jo vetëm Dilbnishtin por të gjithë fshatrat e Malësisë së Kurbinit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?