Braktiset Drenova e Mallakastrës, mbesin vetëm të moshuarit: Të rinjtë ikën në emigrim pasi u mbyll Uzina e Ballshit! Edhe vaji na ka mbetur stok

12 Shkurt 2023, 13:52| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 13:58

  • Share

Vetëm 6 kilometra nga Ballshi, shtrihet fshati i bukur i Drenovës. Edhe pse me një pozitë të favorshme gjeografike, mes kodrave me ullinj, drenovarët e kanë braktisur fshatin.  Në rrugë gjejmë veç të moshuar, ndërsa fëmijët e paktë të fshatit e zhvillojnë mësimin në qytetin e Ballshit.

“Fshati është boshatisur krejt, ata që duan të punojnë s’kanë ku punojnë. Këtu në Drenovë-Fushë s’ka fëmijë, ata që kanë mbetur e bëjnë shkollën në Ballsh”, tha një banor.

Mungesa e punësimit është shkaku kryesor i emigrimit, sidomos pas mbylljes së uzinës së naftës në Ballsh.

“Që kur u mbyll uzina, ata që punonin në uzinë ikën jashtë. Tokën nuk e punojmë se s’ka treg për shitjen e produkteve. Unë nuk largohem se jam 60 vjeç ku do vete, kam një djalë jashtë vendit, kam dhe dy vajza të martuara. E kemi të vështirë jetën. Këtu kanë qenë 800 shtëpi, tani kanë mbetur rreth 50-60 për qind. Fshati po braktiset sepse nuk përballohet jetesa”, u shpreh një tjetër banor.

Të moshuarit kanë mbetur vetëm, ullinjtë nuk po i vjelin pasi vaji ka mbetur stok.

“Ullinjtë i kemi por vaji ka mbetur pa shitur. Uzina u prish, ku ka mundësi punësimi tjetër, janë dy fasoneri në Ballsh por dhe ato sa punëtorë do marrin?!. Edhe për të mbjellë tokën duhen para, për të blerë plehun, farat... Ne që jemi me pension mbahemi me atë pak pension që kemi”, shprehet një i moshuar.

“Unë marr 140 mijë lek pension, kam punuar 38 vite në STM. Unë fëmijët i kam në Greqi e Itali, ca do bëjnë këtu s’ka punë”.

Po ju keni ullinj?

“Ullinjtë i kemi prerë këtë vit, çfarë do i bëjmë se vaji nuk shitet. Edhe një uzinë që patëm u prish, kështu është muhabeti vetem të moshuar ka këtu”, shton ai.

Nga 3 mijë banorë që kanë jetuar në Drenovë deri para një dekade, sot kanë mbetur gjysma e tyre.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 15/02/2023 20:03

    qeveria te beje nje rafineri te re ne ballsh...qe te rinjte te qendrojne ketu....c'na gjeti....te largohet rinia eshte turp...

    Përgjigju
  • Jonuz: 13/02/2023 15:30

    Kjo eshte dhurata e Rames per banoret e Ballshit .Nji uzine qe zgjithe shume halle e coi per skrape se kjo u leverdise me shume ketyre plerave politikane.

    Përgjigju
  • Malo: 12/02/2023 14:54

    Mos u shqetesoni se po i merr masat qeveria. Shume shpejt do ta zgjidhe kete pune, duke ua marre pronat e ullishtat dhe dhene me 'koncension' oborrit oligarkik te mbretit mafioz Rama. Pa merak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?