Braktiset fshati Rrasfik i Mirditës, jetesa si në mesjetë! Banorët: Nuk kemi rrugë as ujë! Dritat na fiken kur bie shi

18 Qershor 2023, 16:58| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 17:03

  • Share

Fshati piktoresk i Rrasfikut, një ndër vendbanimet më të hershme të Mirditës po braktiset dita ditës. Banorët ankohen për rrugën e paasfaltuar, ujin e pijshëm dhe dritat që ndërpriten sa here bie shi.

Shtyllat elektrike janë të amortizuara, ujësjellësi prej vitesh jashtë funksionit, ndërsa në rrugë, bashkia nuk ka hedhur asnjë kamion me zhavorr.

“Rrjeti elektrik i copëtuar, OSHEE thotë s’kemi shtylla, por nëse nuk i paguan dritat vijnë ti presin direkt”. Rruga është e amortizuar”- tha banori

“Kanë ikur njerëzit, sidomos rinia, s’gjen asnjë këtu”.- tha ai.

Në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet prane aksit nacional Lezhe-Rrëshen, nuk është investuar përgjatë 30 viteve të fundit.

“Nuk është hera e parë që kërkojmë por asnjë s’ka vënë dorë”.- vijoi ai.

Deri në vitet 2000 në fshatin Rrasfik jetonin 200 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50. Mungesa e shërbimeve i ka detyruar banorët të zhvendosen nga fshati dhe pjesa më e madhe e tyre janë në emigrim.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?