‘Braktiset’ tregu i fruta-perimeve në Vlorë! Tregtarët: Kanë ikur të gjithë në emigrim! Qytetarët: Çmimet shtrenjtë, me pagat tona nuk përballohet

17 Dhjetor 2021, 09:30| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 09:42

  • Share

VLORË- Tregtaret e fruta-perimeve ankohen se dhe pse jemi pranë festave të fundvitit, tregu në Vlorë është braktisur nga qytetarët, ndërsa nga ana tjetër këta të fundit ankohen se ka një rritje të çmimeve.

Tregtarët shprehen se ndikojnë edhe kushtet e tregut që të lënë për të dëshiruar. Megjithëse kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka premtuar se do të ndërtojë një treg të ri, ende nuk është bërë asgjë edhe pse paguajnë taksat.

Tregtarët ndihen të braktisur nga Bashkia e Vlorës.

Papunësia  dhe largimi i te rinjve nga Shqipëria sipas  tregtareve është faktori kryesor që po ndikon tek mungesa e të ardhurave dhe tek fuqia blerëse, se po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të mungesës së blerësve.

Çmimet për mallrat e konsumit kanë shënuar rritje në të gjithë vendin duke nisur nga buka, produktet e qumështit por edhe artikujt e tjerë të shportës.

“Çmimet i kam shumë lirë, por s’ka blerës, janë të gjithë në emigrim. Më përpara s’ka qenë kështu”, u shpreh një tregtar.

Qytetari shprehet se shtrenjtë janë çmimet ,me pagat qe ne kemi s’ja del dot, duke qen se jemi ne prag te festave kanë kursye lekë që të mund të përballojnë çmimet për vitin e ri.

“Shtrenjtë janë, me pagat tona shumë shtrenjtë, por kjo është ekonomia e lirë. Duke qenë në prag të vitit të ri, kërkesat janë më të mëdha edhe kanë kursye ndonjë leke për të marrë gjëra për vitin e ri.”, tha një qytetarë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Market Tani: 17/12/2021 16:35

    Jane bere abuzusa me cmimet dhe mallin keta tezgaxhinjt.Nkerzit s jan budallenj.Sa per Drita Lelen na i beri peshqrsh i gjati dy mandate.Ai eshtr i lexuar qe s.ben per ate pune

    Përgjigju
  • Vlonjati: 17/12/2021 11:23

    Kryekari bashkise LELA e ka lënë tregun e Vlorës më keq se tregu kandaharit apo kabulit... Turp për Vlorën.

    Përgjigju
    • Pëçua: 17/12/2021 15:14

      Ik o dhijar indiferent, te dhjefsha lokalin qe ke

  • Vlora: 17/12/2021 09:59

    Perpara blinin te gjithe ne treg sepse nuk kishte shume dyqane fruta perimesh si conad, spar, big market etj. Blersi vete atje ku eshte me afer shtepise.

    Përgjigju
    • Qytetari JO DHJARË: 17/12/2021 15:39

      Firma Duka eshte firmë plehrë, hajdutër, qytetin e vmorës e ka lënë pisllëk, duhet të zhduket sa më parë

    • Indiferenti: 17/12/2021 10:34

      Po kush do merret me tregun Drita Leli qe e ka mendjen per lejet e ndertimit? Ky edhe paastrimin e qytetit do tia heqe firmes perkatese per tia dhene nje shoku per te qene te dy bashkepronare te sipermarrjes

    • Bestrova: 17/12/2021 10:33

      Sakte Vlora!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?