Foto ilustruese

Braktisi nënën invalide për të shkuar me pushime, arrestohet për vrasje me dashje gruaja në Itali

20 Korrik, 14:38| Përditesimi: 20 Korrik, 15:04

  • Share

Një 49-vjeçare në Itali është arrestuar për vrasje me dashje, pasi braktisi nënën e moshuar dhe të paaftë fizikisht, e cila për pasojë vdiq nga uria.

Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor në Romë, kur u gjet trupi i pajetë i të moshuarës. Nga hetimet ka rezultuar se vajza e saj, në vend që të kujdesej për të, ishte larguar për të kaluar pushimet në Abruzzo, duke e lënë atë pa kujdesin e nevojshëm.

Prokuroria e Tivolit lëshoi një urdhër arresti ndaj 49-vjeçares, duke e konsideruar atë të dyshuar për veprën penale të braktisjes së një personi të paaftë, shkak për të cilin nëna e moshuar vdiq.

Ndaj 49-vjeçares fillimisht u caktua  masa e arrestit të shtëpisë, deri në pritje të përfundimit të hetimeve për pozicionin e saj.

Por policia gjatë hetimeve gjeti disa shënime për të cilat 49-vjeçarja i referohej blerjes së një bilete për tu larguar për t'i shpëtuar masës shtrënguese të cilës i ishte nënshtruar. Për këto arsye, ditët e fundit Prokuroria ka kërkuar rëndimin e masës dhe karabinierët e Monterotondo kanë zbatuar masën e arrestit me burg, të lëshuar nga Gjykata e Tivolit, për akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?