Policia Kufitare e Rinasit ka nxjerrë disa masa ndëshkuese të dy personave të cilët braktisnin fëmijët e mitur për vendet e BE-së me qëllim azil kërkimin.
Një 24-vjeçar është vënë nën hetim pasi braktisi me dëshirë të vëllait 16-vjeçar, me qëllim kërkimin e azilit në Gjermani. Gjatë muajit janar 2023, Policia Kufitare e Rinasit ka nisur hetimin edhe një 47-vjeçar, pasi kishte dërguar me dëshirën e tij ilegalisht, me qëllim kërkimin e azilit në Angli, djalin e tij të mitur 15-vjeçar.
Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim azilkërkimin.