Skënder Brataj me të ëmën

VIP & Spektakël

Brataj dedikim për të ëmën: Rrudhat dëshmi e vështirësive të jetës që ke kaluar, jeta na shpërndau nëpër botë, por gjendemi gjithmonë në ditëlindjen tënde

3 Maj 2021, 18:18| Përditesimi: 3 Maj 2021, 18:22

  • Share

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë një dedikim me rastin e ditëlindjes së mamasë së tij, të cilën e ka uruar publikisht për 86 vjetorin e saj.

Në një postim në Facebook, Brataj shkruan se çdo thinjë, çdo rrudhë është një dëshmi e vështirësive të jetës që ajo ka kaluar.

'Çdo thinjë, çdo rrudhë e jotja është dëshmi e vështirësive të jetës që ke kaluar. Një jetë e vështirë, një jetë me sakrifica për të rritur pesë fëmijë, aty në Kaninën tonë. Jeta na shpërndau në të gjitha skajet e botës, por ne gjithmonë gjendemi në ditën e lindjes tënde. Të të kemi kështu gjithmonë në pafundësi e shtrenjta Nënë. 86 vite janë shumë pak për ty, asnjëherë nuk do të mjaftojnë.'- shkruan Brataj.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 04/05/2021 20:57

    Edhe 100 vjetorin festofshi te gezuar.

    Përgjigju
  • Kalinjoti: 03/05/2021 19:43

    Intriganti vogel ka ngritur ne krah te e men me doktor allamudhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?