Bregdeti i tejmbushur/ Mbi 250 mijë pushues nga Gjiri i Lalëzit në Golem, shqiptarët e Kosovës besnikë të Shëngjinit! Velipoja e prenotuar deri në shtator

14 Korrik, 18:56| Përditesimi: 14 Korrik, 19:24

  • Share

DURRËSI

Prej disa javësh vendi ynë është pushtuar nga turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur bukuritë e bregdetit shqiptar për të pushuar.

Vetëm pak km larg kryeqytetit, në qytetin bregdetar të Durrësit plazhet janë të tejmbushura me pushues. Vetëm këtë të diel, numri i tyre nga Gjiri i Lalëzit e deri në Golem i kalon 250 mijë.

Ajo që e favorizon më shumë Durrësin si destinacion është aplikimi i konceptit all Inclusive, si dhe çmimet ende ta parritura.

VLORA

Bregdeti i jugut edhe këtë vit vijon të jetë më i preferuari. Këto pamje i përkasin plazhit pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, ku siç shihet turistët janë të shumtë në numër.

SARANDË

Në pikun e sezonit turistik, Borshi, Jala dhe plazhet e tjera të Sarandës janë tejmbushur me turistë.

Kreu i operatorëve turistikë Arben Çipa, thotë se numri i pushuesve është më i lartë se vitin e kaluar. Pritshmëritë vijojnë të larta, falë investimeve në zonë, por edhe shërbimeve që ata ofrojnë.

LEZHË

Edhe Shëngjini është i mbipopulluar në këto ditë të nxehta vere. Një pjesë e madhe e tyre janë nga vende të ndryshme të botës, por as këtë vit nuk mungojnë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e veriut, të cilët vijojnë t’i qëndrojnë besnik turizmit patriotik.

SHKODËR

“Këto pamje i përkasin të dielës në plazhin e Velipojës”.

Velipoja është një tjetër destinacion i preferuar në këtë sezon, ku deri në shtator rreth 200 strukturat akomoduese si hotele e shtëpi pushimi janë të rezervuara. Synimi është që këtë vit, numri i pushuesve t’i kalojë 400.000 pushues, pa llogaritur pushuesit ditorë, kryesisht banorë të Shkodrës.

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga Veriu në Jug, duke ardhur nga çdo vend i botës. Turistët nuk shijojnë vetëm atraksionet turistike të vendit, por edhe ushqimet tradicionale dhe mikpritjen shqiptare. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ollga: 16/07/2024 02:30

    kosovaret e qelbur kane prishur plazhet e durresit,,shengjinit,dhe velipojes..keta derra duhet te largohen nga plazhet shqiptare...

    Përgjigju
    • Kosovar: 17/07/2024 19:09

      Si po mundesh ti komenton apo ti paragjykon Kosovarët për prishjen e disa plazheve në trojet Shqipetare. Para 35,40 vite ,kosovaret kanë qen të lire në detim adriatik të zgjedhin pushimet në ishë Jugosllavi ,Greqi ,Tyrqi ,Bullgari etj . Dhe ti vizitojm të gjitha shtetet e BE .Dhe asnjeti sështe deklaruar me këtë paragjykime djallëzore të ndyta .Ose sje Shqiptare ,ose prinderit i ke serbosllav . Ollga ??!!

    • Lon Lleshi: 16/07/2024 17:07

      Krejt Kosovarët me Qen e Derra të shikoheshin mëmës dhe TY personalisht në Qdo bir që ke?

  • Ardi: 14/07/2024 21:19

    me cfare i numeroi partia apo u ka vene gps hahaha

    Përgjigju
    • Me numer sufllaqesh te shitura: 14/07/2024 22:36

      Me numer sufllaqesh te shitura

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?