Një budalla të tillë, që kuptohet se është me ligësi antishqiptare, si Sali Berisha, vetëm të sëmurët që vuajnë nga patologjia Sali, mund ta besojnë në Shqipëri.
Askush tjetër në Shqipëri nuk e beson më Sali Berishën.
l.
Po ata të patologjisë Sali që po e mbështesin, çfarë niveli mendor kanë?
Nuk i keni parë kur flasin nëpër dhomat ku i mbledh Saliu?! Injorantë që nuk dinë të formojnë një fjali për së mbari.
Po Saliu?
Saliu në vetvete është një ligësi e hapur prej një provinciali të degraduar që s'ka kuptuar asgjë nga qytetërimi, nga drejtësia dhe nga historia. Sali Berisha urren qytetërimin perëndimor, se, që përpara dyzet vjetësh, i ka hyrë detit në këmbë për të shkatërruar Shqipërinë.
Shikojeni si flet sot, që ta kuptoni.
ll.
Saliu pasi ka qenë në pushtet si kryetar i politikës drejtuese të vendit përmbi 12 vjet, dhe vetëm ka shkatërruar, tani u thotë shqiptarëve që, ai vetë, do ta përmbysë atë shkatërrim që i ka sjellë shqiptarëve Sali Berisha, por, ama, prapë dhe serish me Sali Berishën.
E kuptoni tani se ku jemi si shoqëri!
A mund të pranohet kjo?
Nesër do të shihet, se ai kërkon të marrë Partinë Demokratike në një kongres fantazëm....
Hahahahaha.
Por, vetë Saliu nuk ka asnjë shans ta marrë të djathtën nën drejtimin e tij në Shqipëri, dhe as Partinë Demokratike.
Lodhet kot derëziu. Nuk ka tani as parti ku ai bën pjesë ligjërisht, as grup parlamentar, se ai është ligjërisht sakaq një deputet pa parti dhe pa grup parlamentar.
Por, mos harroni, se është shpallur edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për veprimtari kriminale kundër Amerikës. Prandaj, pikërisht për këtë, Sali Berisha nuk i shpëton dot ndëshkimit penal.
Është i kapur në krim.
Por kur do të gjykohet?
Sapo që të vijnë elikopterët që mendohet se do ta marrin.
Por kur?
Të shohim. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: a do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
Ekspertët thonë, jo.
Të shohim, se komedinë Berisha do të ndiqni.
Çdo i trembur nga ndëshkimi, si Saliu, këtë sjellje ka: ai shkon, nga tragjedia e brendshme e njeriut të trembur, te komedia e jashtme që ai e shfaq si arsye për shfajësim.
Prisni dhe shikoni.
Sado qe e shan, Saliu nuk ti nxjerr poslliqet, perfshire ate endrren per Minister Drejtesie ku perlave paradhenie gjys mil euro. Hajt gjeje kush eshte komedian.
Përgjigju