Sociale

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

20 Prill 2024, 09:44| Përditesimi: 20 Prill 2024, 09:48

  • Share

“Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri” Ky është emisioni i rradhës me të cilin ju ftojmë të përjetojmë çaste magjike nga qëndrimi në një bujtinë të rrallë në fshatin Seferaj në zonën e Golemit, pranë Kavajës.

Biofarma Ajazi me viça majërie, me mbi 200 gjela deti, me bagëti të imta, bletë dhe me një baxhio të vogël ku prodhohen 7 lloje djathrash.

10 dhomat e bujtinës, për të pritur turistë nga vendi dhe nga bota. Nën moderimin e gazetarit Agim Pipa, ndiqni reportazhin “Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri”.
Të djelën, premierë, ora 13.30 në Report Tv. 

 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?