Bukë misri me presh, gatuar nga znj.Mimoza

24 Shkurt 2023, 11:03| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 11:04

  • Share

BUKË MISRI ME ULLINJ

Përbërësit:

  • 3 gota miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 2 gota kos
  • ½ gotë vaj ulliri
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 100 gr ullinj
  • 1 pako fryrës
  • Kripë
  • Vaj ulliri për spërkatje

Përgatitja:

Bashkojmë dy llojet e miellit, shtojmë kripën dhe fryrësin dhe i përziejmë mirë. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim vajin e ullirit dhe kosin. E trazojmë mirë duke e punuar brumin. E lemë të pushojë dhe më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar dhe ullinjtë të prerë në fetëza. Lyejme tavën me pak vaj, e spërkasim me miell dhe shtrojmë brumin e bukës. I japim formë sipas dëshirës, bëjmë një spërkatje të lehtë me vaj ulliri dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?