Foto e Ksamilit

Bukuritë shqiptare në faqen e njohur turistike, krahasojnë Ksamilin me ishujt Maldive!

22 Shkurt 2021, 16:07| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 16:14

  • Share

Një blogere me famë botërore Yuliia Berkuta, ka shkruar për një faqe të njohur turistike  lidhur me Shqipërinë, të cilën e ka vizituar 2 herë.

Në një ndër shkrimet e saja ka folur për Ksamilin dhe ka shkruar se është një nga vendet më befasuese që ka vizituar në Ballkanin perëndimor duke e ka krahasuar me Maldivet.

“Hera e parë që vizitova Shqipërinë ishte në vitin 2018. Ishte një udhëtim spontan, unë mora me qira një makinë dhe kam lëvizur në Ballkan për tre javë. Fillova me Ukrainë, më pas me Rumaninë , Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën , Kroacinë, Hungarinë.

“Hera e dytë që kam vizituar Shqipërinë ishte në vitin 2020 me burrin tim sepse doja t’i tregoja edhe atij vendet që pashë më parë.”

Ajo shkruan se ka vizituar Shqipërinë posaçërisht për të zbuluar dy pika kryesore, Ksamilin dhe Dhermiun.

 “Në vizitën time të parë në Shqipëri, erdha për disa ditë për të zbuluar dy pika të bukura, Ksamilin dhe Dhermiun për t’u  relaksuar.”

Ajo ka përqendruar blogun e saj rreth Ksamilit dhe përshtypjeve gjatë qëndrimit të saj në vendin turistik.

“Përshtypja ime e parë për Ksamil ishte thjesht - uau! Mbaj mend që porosisja një sallatë në një restorant dhe mendoja sa e mahnitshme dhe e lirë ishte.”

Ajo shkruan se fakti që Shqipëria është më e lirë se shumica e vendeve evropiane mund ta bëjë përvojën e vizitorëve të huaj edhe më të mirë.

“Fakti që Shqipëria është më e lirë se shumica e vendeve evropiane mund ta bëjë përvojën tuaj më të mirë.”

Blogerja ka theksuar se ujërat e detit të Ksamilit janë të pasta “kristal” dhe i ka krahasuar me Maldivet.

“Aspekti më i mirë janë ujërat e detit Jon, Ksamili, Maldivet e Shqipërisë!”

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?