Bullizmi ndaj ndërkombëtarëve, vija e kuqe që kaloi Kryemadhi e Basha

12 Maj 2019, 13:30| Përditesimi: 12 Maj 2019, 13:32

  • Share

Protesta e ditës së shtunë riktheu në Tiranë skenat e dhunës, rrahjet barbare dhe bombat molotovë të lëshuara ndaj Policisë së Shtetit, të cilat rrezikuan seriozisht të shkaktonin viktimat e para në aksionin disa mujor të vandalizmit opozitar.

Edhe pse skena të rënda që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve, duke e bërë më të vështirë hapjen e negociatave dhe duke larguar investitorët e huaj dhe turistët, ky nuk është elementi më i rëndë i asaj që ndodhi.

Për herë të parë, opozita guxoi të godiste edhe ndërkombëtarët, diçka e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e vendit.

Përdhosja e banesës së ambasadorit të OSBE, Borshart, ka ngritur dhunën në një fazë të re, në të cilën askush nuk është më i mbrojtur, jo vetëm qytetarët, por as diplomatët e huaj të vendeve partnere.

Është ironike që në deklaratat e saj, Monika Kryemadhi shpreh shqetësim për atë që ajo e quan dhunën në komunikim të kundërshtarëve të saj politikë.

Pyetja është: A nuk është bullizmi i ndërkombëtarëve, lëshimi i bombave molotov dhe plagosja e policëve shumë më e rëndë, se e ashtuquajtura dhunë në komunikim?

Si ajo, ashtu edhe Basha mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ndodhi dje në banesën e Borshart. Ishin ata të dy që drejtuan militantët drejt shtëpisë së ambasadorit.

Ishin ata të dy që nxitën këtë sulm të paprecedent ndaj ndërkombëtarëve, duke shkelur një vijë të kuqe që nuk ishte guxuar kurrë të shkelej më parë.

Dhe asnjëri prej tyre, nuk ka kërkuar as falje, as dënuar, madje as shprehur keqardhje për atë që ndodhi. Në pritje të reagimit të ndërkombëtarëve, duket se si Mona ashtu edhe Luli, janë shkëputur plotësisht nga sistemi i vlerave europiane, që në fjalë duket se mbështesin.

Goditja e Europës, mu në zemër të Tiranës, vetëm për shkak se në një deklaratë të saj dënoi dhunën, është prova më e qartë e asaj që përfaqëson opozita jashtëparlamentare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?