Artan Lame, drejtor i Kadastrës

Sociale

Bulqizë, vijon regjistrimi i tokës bujqësore! 1600 pasuri regjistrohen në emër të pronarëve në Gjoricë

25 Shtator 2022, 12:15| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 12:18

  • Share

Bulqiza ishte stacioni i radhës ku, në zonën kadastrale 1764 që mbulon fshatin Gjoricë, Agjensia Shtetërore e Kadastrës përfundoi regjistrimin fillestar dhe filloi dorëzimin e certifikatave të pronësisë së tokave bujqësore dhe banesave.

Drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame,  kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe shefi i zonës së Bulqizës Albjon Gjimo ishin të pranishëm në këtë event në fshatin Gjoricë, i cili konsiderohet si “Myzeqeja e Bulqizës” për shkak të shtrirjes së madhe fushore dhe pjellorisë së tokës. E gjithë kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime bujqësore të bollshme. Eshtë pikërisht ky fakt që shpjegon që, megjithëse bëhet fjalë për një zonë të thellë, interesi i fermerëve për procesin e certifikimit të tokës të ishte i madh.

Procesit të certifikimit ju nënshtruan rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazina, etj.

Vlen të theksohet se në këtë rast regjistrimi fillestar u mundësua përmes marrëveshjes së përbashkët Bashki-Kadastër, sipas së cilës Bashkia prokuron punimet dhe matjet fushore, ndërsa Kadastra merr përsipër prodhimin e produktit hartografik dhe certifikimin etij.

Kjo është një teknologji të cilën vitet e fundit Kadastra po përpiqet ta përhapë edhe në Bashki të tjera, pasi jo vetëm që do të përshpejtonte procesin e regjistrimit të pasurive, por edhe do të krijonte kapacitete teknike të reja të specializuara pranë pushtetit vendor.

Janë një numër Bashkish që tashmë kanë filluar ta përdorin këtë marrveshje bashkëpunimi me Kadastrën ku mund të përmendet Bashkitë Malsi e Mashe, Kukës, Fier, Finiq, etj.

Fshati Gjoricë kujtohet në histori për kryengritjen e Dibrës të vitit 1844 që u zhvillua pikërsisht në fushën e Gjoricës dhe që ka lënë si kujtim këngën e Hajredin pashës, e cila këndohet sot e gjithë ditën. “Sa kohë që tokën e kishit pa dokumenta, dukej sikur këtu vërdallë vinte ende Hajredin pasha me ushtri për t’u marrë tokën” tha Lame.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, tha se bashkëpunimi me Kadastrën lindi dhe si nevojë që komuniteti të kishte mundësi të investonte në pronën e tyre. Alla premtoi se do të ketë një “One Stop Shop” që do ju vijë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar dhe për të dhënë suport për çfarë nevojë kanë ata kundrejt institucioneve të tjera dhe bashkisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neki: 12/10/2022 20:52

    O Lame i mbarove pallatet ne Tirane, dhe shkove ne Bulize qe nuk i duhen as dreqit hipotekat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?