BULQIZË- Autori i vrasjes së fqinjit të tij dy ditë më parë, Dorjan Dema është lënë në burg nga Gjykata e shkallës së parë në Dibër.
Dema vrau me kaçavidë komshiun Dritan Manjani mbrëmjn e së hënës më 14 gusht, pas një konflikti të çastit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:00 të së hënës në fshatin Homesh të njësisë administrative Shupenzë në Bulqizë.
Konflikti nisi verbalisht në një lokal të fshatit, ku autori, Dorjan Dema qëndronte në tavolinë me 4 shokë të tij, ndërsa viktima, Dritan Manjani në tavolinë tjetër. Dëshmitarët treguan se konflikti është nxitur nga 30-vjecari Dema, i cili disa ditë më parë ishte rrahur me djalin e xhaxhait të Dritan Manjanit.